Gjykata Administrative, nis punën në 4 Nëntor

Edhe pse kohë më parë u tha që do të jetë fillimi i tetorit nga ku do të nisë punë Gjykata Administrative, ajo nis punën zyrtarisht më 4 nëntor të këtij viti. Ka qenë presidenti Bujar Nishani ai që e ka bërë këtë të ditur gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas ligjit parashikohet që të krijohen 6 gjykata të nivelit të parë, një gjykatë apeli dhe një Kolegj i Lartë Administrativ.
Gjykata administrative e Tiranës është në proces tenderimi nga zyra e administrimit të buxhetit gjyqësor dhe sipas parashikimeve pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti, po ashtu edhe Gjykata e Apelit Administrativ për Tiranën. Ndërkohë po rishikohet edhe vendosja e 5 gjykatave të tjera në hapësirat përkatëse. Këto gjykata do të ndërtohen me paratë e tatimpaguesve shqiptarë sepse fondi prej 17 milionë dollarë i USAID u dogj. Sipas studimeve të kryera nga Euralius parashikohet që Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë do të ketë një numër 14–18 gjyqtarë; Gjykata e Shkallës së Dytë e Apelit do të ketë 6-8 gjyqtarë. BE ka pasur rol të rëndësishëm dhe kyç gjatë gjithë procesit. E.Shehu
Justice - Karikatura, nga Medi Belortaja
Add new comment