SHISH përgënjeshtron zyrtarisht "lajmin mbi agjenten ruse Ollga"

Postuar në 19 Shtator, 2013 08:29

Në një njoftim për mediat, Shërbimi Shtetëror Shqiptar ka përgënjeshtruar lajmet për takimin e shefit të shërbimit me një agjente ruse, te quajtur Ollga. Ne njoftim thuhet se "ndjejmë detyrimin për të sqaruar opinionin publik, se janë bërë përpjekje të njëpasnjëshme nga disa media, me qëllim dëmtimin e veprimtarisë institucionale të Shërbimit Informativ të Shtetit, nëpërmjet informacioneve të sajuara, të gënjeshtërta dhe denigruese ndaj Drejtorit të SHISH.  Të gjitha këto informacione janë absolutisht të pavërteta. Ato pengojnë direkt apo indirekt ushtrimin e veprimtarisë së këtij institucioni tepër të rëndësishëm të sigurisë kombëtare. Media ka hapësirat e veta ligjore të cilat mund ti shfrytëzojë lirisht për të informuar opinionin publik mbi ngjarje dhe situata, por në asnjë moment nuk mund të përligjim një përpjekje disinformuese, të ulët dhe aspak dinjitoze. Ju informojmë se përpjekje të tilla nuk do të ndikojnë në vijueshmërinë e punës së SHISH, në përmbushje të misionit të tij, ruajtjen e sigurisë kombëtare, në respektim të të gjithë kuadrit ligjor ekzistues. Gjithashtu ju sigurojmë se do të ndërmerren të gjitha hapat e duhura ligjore, për vendosjen para drejtësisë së autorëve të këtyre shpifjeve, duke ju drejtuar institucioneve kompetente. Ky veprim diktohet nga intensiteti në rritje i publikimit të informatave të rreme si dhe nga detyrimi ligjor për të mbrojtur veprimtarinë e punës së institucionit", perfundon deklarata e sherbimit informative shteteror. a.n.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

Visho Ajazi: Nuk jam takuar me teto Ollgën, por me sekretarin e partise shokun Sali

Submitted by Nuk e ze antena... (not verified) on

Tjetri thote publikisht dhe zyrtarisht s'e kam takuar kete Olge qe thoni ju,

por ca anonime i thone po cilen Olge ke takuar?!

Provojani qe ka qene dhe...pastaj vazhdoni ta pyesni si e kaloi me te...dhe cfare sekrete te socialisteve u dha (se Berishes nuk ia nxjerre sekretet ai!)

Po mire o, njerez, doni ju te thote ai ate qe doni ju?! Kete e bente Kadriu juaj, para se ta arrestonte partia e tij, dmth partia juaj!

Ky Vishua me ç'di une, tere jeten ka qene i ndjekur prej femrave dhe peshqve te ujrave te embela! Placin ata qe e kane zili, aq me shume po te jene nga ata te kuqte qe e urrejne se koti: Vishua nuk ka pasur asnje problem nen komunizem, nuk urren asnje ne kete bote, dhe ia ben qejfin vetes, pa lenduar kerrkend tjeter!

Si mund te mendoni se gjeti Pakistanin ku amerikanet jane me te dendur se Bin Laden Mjekra e 11 shtatorit...

Pse te vej Vishua atje, qe ta degjojne amerikanet, apo qe te mos e gjej dot sigurimi shqiptar?! Amerikanet nuk e nxorren dot, sigurimi shqiptar ia krreu syte!

Pastaj a nuk e degjoni Rudina Xhungen: brenda dy muajve te fundit, i ka marre tri here ne interviste ruset: pse nuk vini ne shqiperi, pse s'e keni akoma xhan shqiperine, u thote Aljoshave!

Nuk qenka fare e vertete, dmth, ajo qe thuhet se amerikanet pergjojne gjithe boten!!!

Apo Vishon nuk e ze antena amerikane kur eshte me gra!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.