NYT për krizën në Siri: Roli historik i ministrit të Jashtëm rus Lavrov, si e nxori fiasko Amerikën!...

Postuar në 20 Shtator, 2013 03:55

Njeriu i diplomacisë ruse, një teknokrat me eksperiencë të gjatë, Sergei Lavrov, konsiderohet tashmë si njeriu që kapi një fjalë të amerikanëve për ta kthyer në një platformë, duke ia hedhur Uashingtonit për armët kimike. Madje ai, tani për tani, cilësohet, sipas NYT, një nga diplomatët më të aftë në botë.

Në shumë mënyra, puna e Lavrov përfaqëson majën e karrierës së tij, të cilën e ka kaluar gjerësisht në përpjekje për të bllokuar atë që Kremlini prej kohësh e sheh si një unilateralizëm të rrezikshëm amerikan. Është një punë që ai e ka bërë kaq me efikasitet sa ka fituar nofkën “Minister Niet” dhe shumë zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë Hillary Rodham Clinton dhe Condoleezza Rice, kanë thënë se e kanë gjetur shpesh situatën acaruese kur kanë pasur të bëjnë me të.

Lavrov, i cili pi duhan pa ndërprerje, njihet si diplomat i shkollës së vjetër. Ai hapur injoroi përpjekjet nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, për të ndaluar pirjen e duhanit në selitë qendrore të OKB-së, duke thënë se Anan nuk e kishte ndërtesën nën pronësi.

Georgi I. Mirsky, një shkencëtar politik nga Instituti i Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, tha se plani i Sirisë qe në të vërtetë plani i Putinit, por Lavrov do të marrë meritat.  “Në librat e historisë, do të jetë Lavrovi dhe Kerry – Lavrovi, njeriu i madh, ai shpëtoi Sirinë nga bombardimet amerikane, si dhe shpëtoi gjithashtu Barak Obamën nga një situatë poshtëruese dhe sikletosëse në Kongres. Ai di se çfarë është në lojë. Dhe ai kurrë nuk do të thotë diçka në kundërshtim me qëndrimin zyrtar”, tha Mirsky. Mirsky shtoi, “natyrisht, ka një dozë rreziku këtu, për shkak se Bashar Asad mund të shkatërrojë të gjithë panoramën. Nëse ai vendos të përdorë armët kimike sërish, situata do të jetë shumë e sikletshme”.

Një portretizim më të plotë të Sergei Lavrov do ta gjeni në anglisht në sitin: http://www.nytimes.com/2013/09/17/world/middleeast/veteran-diplomat-fond-of-cig...

Ndërsa në shqip në: http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/09/19/kriza-ne-siri-diplomati-veteran-qe-ia-hodhi-amerikes/

Zh.

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

Obama eshte i vetmi president Amerikan qe nuk zbaton VIJEN e KUQE qe e kishte vendosur po vete. Nuk jam partizan i luftes por nese Iraku sulomohet per dyshime (te gabuara) se kishte arme kimike, perse tolerohet nje rregjim qe i perdor ato per te vrare femije ?????? Kjo demton kredibilitetin e SHBA e botes se lire dhe forcon Rusine, Kinen dhe diktatorert e tyre satelite

Submitted by Shia's the Real... (not verified) on

Lavrov mund edhe te kete luajtur mire kartat e tij, por lufta nuk behet se bie ere falimentim, era Vietnam nga i cili s'dilet me! Obama i zi e kuptoi kete me se miri, kjo nderhyrje ishte nje kurth cifuto-sionist qe s'do t'i sillte me te voglen dobi SHBA-se, prekundrazi...

Per mos te llogaritur pastaj pasojat e zbulimit te se vertetes... d.m.th. faktet qe nje dite do te behen publike mbi perdorimin e armeve kimike, jo nga ana e Ushtrise Popullore Siriane por nga ana e terroristeve vehabisto-alkaediste saudite e katariote, te mbeshtetur nga Perendimi, diktaturat sunite te Gjirit Persik dhe shteti terrorist nazi-sionist i IzraHellit. Ndersa Libia gedafiane ishte nje shtet i lene jetim, Siria anti-sioniste e presidentit te mencur Asad, eshte e mbeshtetur fuqimisht jo vetem nga superfuqite Rusia & Kina, por edhe nga Libani shiit, Iraku po shiit dhe Irani - atdheu i vertete i Islamit me autentik, atij shiit - te vetmit qe me moderim, guxim e zgjuarsi, po i ben balle murtajes nazi-sioniste!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.