Basha te Fevziu: Nuk ka në PD as konkurrentë, as kontestues të mi, ka demokratë që bashkohen në një opozitë të fortë, ballore

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë mbrëmë i ftuar në “Opinion” të Blendi Fevziut, ku ka folur për situatën aktuale politike, zgjedhjen e tij në krye të PD-së, debatet në parti, rolin e Berishës pas dorëheqjes, hapjen e PD-së drejt partive të tjera të qendrës së djathtë, përballjen në mazhorancën e re dhe strategjinë e opozitës për t’u rikthyer në pushtet, etj.
Pyetjes se cila do të jetë e ardhmja e konkurrentëve të tij në PD, Olldashi, Patozi dhe Doda, Basha i është përgjigjur në mënyrë tepër eufemike, sa edhe moderatori i programit nuk ka guxuar ta shtyjë më tej, pasi me siguri nuk kishte për të nxjerrë asgjë më tepër se kaq.
“Nuk ka në PD as konkurrentë, as kontestues të mi, ka demokratë që për çështje të ndryshme mund të kenë qëndrime të ndryshme, për sa kohë që bashkohen rreth nevojës për t’i ofruar vendit një opozitë të fortë, ballore në mbrojte të interesit publik. Unë këtë deri më sot e kam parë te çdo koleg i Grupit Parlamentar dhe te çdo demokrat që unë pata rastin ta takoj gjatë garës 2-3 javore për kreun e PD. Qëndrimi në raport me anëtarët e PD-së dhe kontributet e tyre do të jetë transparent dhe i bazuar mbi meritën. Nuk do jetë në një asnjë moment një qëndrim i bazuar mbi qëndrime subjektive dhe kësaj i vlen edhe procesi i hapjes, dëgjimit dhe konsultimit të anëtarësisë së gjerë të PD-së, që do nisë së shpejti, së bashku me procesin e zgjedhjeve për krerët lokale”, ka thënë Basha.
Zh.
Comments
Nje deklarate e Bashes

Nje deklarate e Bashes ishte se, nuk do te rikandidoje per bashkine e Tiranes.

Nese Basha do te vertetoje qe fitorja e tij ne Tirane me 2011 ishte e merituar, ai duhet ta vertetoje, dhe nuk duhet te heq dore nga rikandidimi. Nese ai do te vertetoje gjithashtu, se PD i humbi padrejtesisht zgjedhjet, pasi populli u tregua mosmirenjohes, duhet ta provoje kete teze te PD-se.

Apo mos ndoshta Basha i ka bere llogarite dhe e ka kuptuar se humbja ne Tirane eshte e sigurte, bile edhe e thelle?

Basha e fitoi mandatin duke

Basha e fitoi mandatin duke deklaruar se Tiranes i duhet nje kryetar bashkie full time. Mendoj se po ben gjene e duhur duke mos bere gabimin e Rames

Add new comment