Lufta në Siri, drejt shuarjes; dëshirë për armpushim nga të dy kampet ndërluftuese

Postuar në 20 Shtator, 2013 12:05

Në Siri janë dhënë shenjat e para të shuarjes së konfliktit dhe afrimin e një paqe të mundshme mes grupimit opozitar dhe qeverisë. Dy grupe rebele në veri të vendit, të lidhura me Al Kaedën, kanë nënshkruar një armëpushim me forcat qeveritare. Sipas “BBC”, këto grupime kanë rënë dakord me qeverinë për të shkëmbyer të burgosurit. Megjithatë, ende nuk dihet nëse kjo marrëveshje mund të shtrihet edhe në zona të tjera të Sirisë.

Vërehet një lodhje midis dy kampeve dhe një dëshirë për armëpushim. Shpresat për një paqe të mundshme që mund t’i jepte fund luftës civile, u shtuan edhe pas deklaratës së zëvendëskryeministrit sirian, Kadri Xhamil për gazetën britanike “The Guardian”. Sipas Xhamil, kjo luftë është futur në një rrugë qorre dhe as forcat qeveritare dhe as rebelët, nuk janë mjaftueshëm të fuqishëm për ta fituar. Ai shprehu qëndrimin e qeverisë së Damaskut zyrtar për mbajtjen e një konference paqeje në Gjenevë, në të cilën mund të kërkohet armëpushim me opozitën.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.