“Agimi i Artë”. Po shihet mundësia e nxjerrjes jashtë ligjit të kësaj organizate neonaziste greke

Vrasja e një aktivisti të majtë ka tronditur Greqinë dhe ka ngjallur reagime të forta kundër neonazistëve të “Agimit të Artë”, që shihen si përgjegjës për vrasjen dhe një sëre aktesh dhune në vend. Kryeministri grek Antonis Samaras dhe zv.kryeministri Evangelos Venizelos shqyrtuan dhe mbështetën propozimin e ministrit të Rendit, Nikos Dendias, që kjo parti të klasifikohet si “organizatë kriminale” dhe të shtrëngohet legjislacioni për grupet kriminale dhe të armatosura, ndërsa po shihet mundësia që ajo të nxirret jashtë ligjit, shkruan shtypi grek.
Greqia ka presione edhe nga ndërkombëtarët për qëndrimin që duhet të mbajë me partinë neonaziste, sidomos pas ngjarjes së fundit, vrasjes së muzikantit Pavlos Fysas.
Sipas informacioneve të portalit të internetit ‘To Vima’, qeveria greke ndërkohë po mendon seriozisht për mundësinë e nxjerrjes jashtë ligjit të kësaj organizate. Kryeredaktori i së përditshmes ‘Kathimerini” Nikos Xydakis, tërhoqi vëmendjen në televizionin grek, se nuk mjafton lufta me mjete politike kundër radikalëve të djathtë: “Demokraci do të thotë hapësirë e lirë dhe tolerancë për të gjithë, por jo edhe për ata që duan të zhdukin demokracinë tonë. Deri sot këta njerëz kanë përfituar nga toleranca e demokracisë. Tani ka ardhur koha që ata të ndiejnë edhe dorën e hekurt të demokracisë”, thotë Xydakis.
Zh.
Comments
Sqarim: Eshte parti politike
Sqarim: Eshte parti politike me 18 vende ne parlament dhe jo organizate
Add new comment