Shastiset trajneri holandez i PAOK-ut: Çfarë bëri Kaçe që e pezulluat?

Hub Stivens, holandezi i njohur që drejton PAOK-un e Selanikut, nuk ka mundur dot ta kuptojë se çfarë kishte bërë aq të rëndë lojtari I tij Ergys Kaçe, që ta meritonte këtë ndëshkim të çuditshëm. Ai doli kundër vendimit të klubit për pezullimin e korcarit, pasi sipas holandezit, lojtari nuk ka bërë asgjë për t’u pezulluar dhe ca më tepër për t’u trajtuar në këtë mënyrë jo vetëm nga tifozët, por edhe nga klubi.
“Mendoj se po e ekzagjerojnë shumë me Kaçen. Ai është një djalë i ri dhe, nëse klubi gjykon se ka gabuar, i duhet dhënë një shans i dytë, paçka se unë gjykoj se nuk ka bërë asgjë të keqe. Mendoj se Kaçe është një futbollist që i duhet kësaj skuadre dhe duhet të kthehet sa më parë në stërvitje për të qenë i gatshëm dhe për të dhënë kontributin e tij për PAOK-un”, është shprehur Stivens në mediat greke. Shfaqja e një fotoje të Kaçes i veshur me një fanellë me stemën e UÇK-së, degjeneroi aq shumë sa ai u pezullua pa afat nga klubi, kurse familja e tij, për arsye sigurie, u largua për në Itali.
a.k
Comments
Nuk eshte shastisur trajneri
Nuk eshte shastisur trajneri holandez por eshte veshtire per te te kuptoje mentalitetin absurd
te ballkanesve qe arrin ne ekstreme te tilla.
Treni "orient-express" ne

Treni "orient-express" ne kthim, kushedi se kur do mberije atje nga u nis. Pak e veshtire kuptimi "express" per orientin.

Kacja te shkoj e t'i

Kacja te shkoj e t'i bashkohet UCK-se ose te shkoj ne `Siri ne rast se ai preferon luften ne vend te footboll-it. Kjo eshte zgjedhja e tij dhe federata e klubit mori vendim te rregullt.

hajde pergjigje hajde,po

hajde pergjigje hajde,po c'pate o minoritar,nuk e kuptoj clidhje ka UCK me Greqine...

U gjet gozhda e Nastradinit

U gjet gozhda e Nastradinit per te terhequr vemendjen nga evazioni fiskal.Keshtu tha dhe Nastradini para se ti ngjitej Qafes se Thanes ...me gomar.

I shastisur trajneri

I shastisur trajneri hollandez?

Para disa muajsh (mars 2013), futbollisti i Athines Giorgios Katidis u pezullua per nje sezon dhe u denua perjetesisht mos marre pjese ne ndeshje nderkombetare se pershendeti tifozet ne stadium me doren e shtrire lart, ashtu sic benin dikur nazistet.

Nuk e di kete trajneri hollandez apo nuk i duket me vend te beje analogjine e rastit?

Shiko , shiko Arturis Dukas

Shiko , shiko Arturis Dukas ???!!!!

Po na ben "anal-ogji" me nazizimin dhe UCK-ne ? I pari pushtues , masakrues i njerezimit dhe e dyta simbol i luftes per liri dhe zhvillim ? Se pa "liri" , nuk ka zhvillim !

Bravo Arturis ! Por nderro edhe emrin , beje grek dhe mos e mba shqiptar ! Artur eshte emer qe iu eshte vene burrave te "arte" dhe te "urte" , te paster si ari dhe te mencur ne urtesi ! Beje emrin Eftiqi psh. ! Nje surgjerim qe te ndjeshesh mire ti , eshte !

Jepini paga te majme Spiro

Jepini paga te majme Spiro Kseres dhe Keshilltarit te tij te Agimit te Arte ! Shtet legen !

Add new comment