Ateizmi tashmë ka mega-kishën e vet: mos po kthehet në një fe?

Ateizmi i organizuar duket se është tani një "markë". Dje, Kuvendi i së Dielës –Kisha Ateiste me bazë në Londër e cila ka që nga janari që përbën lajm me tituj të mëdhenj në tërë mediat e botës -njoftoi nisjen e një inisivaive të re globale: një turne "misionar".
Në tetor dhe nëntor, degë të Kuvendit të së Dielës do të hapen në 22 qytete: në Angli, Irlandë, Skoci, Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Australi. "Unë mendoj se ky është momenti," i tha themeluesi i Kuvendit të së Dielës, Sanderson Jones, gazetares Katie Engelheart për Salon.com, ", që Kuvendi i së Dielës nga një fenomen interesant të fillojë të shndërrohet në një lëvizje të vërtetë globale."
Laiciteti i strukturuar është i gatshëm për eksport. Kuvendi ka bërë një rrugë të gjatë përgjatë këtyre tetë muajve: nga një nismë në East London (me moton: "Jeto mirë, ndihhmo sa më shumë, habitu më tepër " dhe me metodën: "pjesërisht kishë ateiste, pjesërisht kohë e kaluar bukur ") në një organizatë që dërgon njoftime për shtyp në lidhje me projektet e zgjerimit global.
"Shkalla 3,000 për qind e rritjes mund ta bëjë këtë Kuvend jo-fetar si kishën me rritjen më të shpejtë në botë," mburren organizatorët.
k.c.
Comments
Nuk do me dukej aspak habi

Nuk do me dukej aspak habi qe pas kesaj nisme te fshihej LGBT

Cili do te jete Krishti i ri

Cili do te jete Krishti i ri ? Vete Njeriu ?

Ateizmi nuk ka nevojë të

Ateizmi nuk ka nevojë të imponohet në trutë e njerzve të ditur, siç janë ateistë, me ngrehina të larta e madhështore. Arti i tyre është njeriu i lirë, ai është madhështia që mbush botën akademike, shkencën, të aedhmen. I lirë parasëgjithash nga dogmat dhe simbolet fetare si kishat, xhamitë, sinagogat, etj., që e mbajnë njeriun e ngratë besimtar si skllav.

Ateizmi nuk eshte kult; eshte

Ateizmi nuk eshte kult; eshte refuzim i te mbinatyrshmes me forcen e arsyes. Keta qe themelojne tempuj te tille jane sharlatane.

Add new comment