INSTAT: Vajza të reja martojnë burra të moshuar... trend ekonomik ku burri “piqet” ekonomikisht shumë vonë?

Postuar në 22 Shtator, 2013 12:32

Instat ka publikuar trendin e diferencave në moshë mes bashkëshortëve, në krahasim me vitin 1990. Para këtij viti, diferencat në moshë nuk pasyqroheshin nga ana statistikore. Në vitin 2011, meshkujt në Shqipëri u martuan në moshën mesatare 29.3 vjeç, ndërsa femrat në moshën 23.6 vjeç. Në krahasim me vitin 1990, meshkujt martohen 1.9 vjeç më të moshuar, ndërsa femrat martohen 0.6 vjeç më vonë. Përgjatë viteve të fundit, diferenca e moshës mesatare të martesës mes meshkujve dhe femrave është rritur në 5.7 deri në 6 vite, gjë që përbën edhe diferencën më të lartë në shtatëdhjetë vitet e fundit. Diferenca moshore e martesës meshkuj-femra është zgjeruar me 1.3 vjet, sipas shifrave të botuara në gazetën Shqip.

Studiueset raportojnë se në vitin 1918, për të dhënat e disponueshme, mosha mesatare e martesës në zonat urbane qe 19-20 vjeç për gratë dhe 28-34 vjeç për burrat. Këto janë të dhëna të pjesshme dhe nuk mund të përgjithësohen për të gjithë popullsinë.

Shqipëria ende nuk ka krijuar infrastrukturën e nevojshme për të zbërthyer shifat në trende sociale dhe ekonomike, për fat të keq. Por, duke iu referuar analizës së bërë në vende të tjera, mosha mesatare e martesës për burrat përgjithësisht reflekton kulturën e sigurimit të mjeteve materiale të nevojshme për martesë nga ana e tyre, si dhe prepotencën e kontrollit mbi bashkëshorten. Rritja e moshës mesatare të martesave për vajzat përgjatë dekadave të fundit reflekton përgjithësisht rritjen e aksesit në arsim.

k.c.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.