Sulmi terrorist i Kenias ende në vijim. Shtohen viktimat dhe të humburit

Postuar në 23 Shtator, 2013 07:42

Në ditën e tretë të tij, sulmi terrorist i grupit somalez Al Shabab mbi qendrën tregtare “Westgate” në kryeqytetin kenian Najrobi mendohej se po shkonte drejt fundit. Por sot paradite kanë vazhduar të shtënat dhe shpërthimet në brendësi të qendrës, dhe është parë tym nga ajo zonë.
Bilanci i viktimave, është kontradiktor ndërsa Kryqi i Kuq ka raportuar së fundmi për 69 të vdekur dhe 63 të humbur; ndërmjet të vdekurve rezultojnë edhe katër  anglezë. Duke filluar nga mbrëmja e së dielës, forcat e policisë nuk janë larguar asnjë moment nga vendngjarja; disa nga pengjet janë liruar, por tani mendohet se 63 të tjerë ndodhen ende brenda qendrës tregtare. Britania e Madhe është e gatshme të japë çdo ndihmë të mundshme për autoritetet keniane.  Këtë e deklaroi Ministri britanik i Mbrojtjes, Philip Hammond, pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit të Emergjencës "Cobra". Sipas britanikes The Guardian, ky sulm është pasojë e një lufte të ashpër për pushtet brenda vetë grupit Al Shabab, ku po përpiqet të vendosë autoritetin udhëheqësi i linjës së ashpër, Ahmed Abdi Godane.  

Për njohësit e anglishtes, më shumë në linkun: http://www.theguardian.com/world/2013/sep/22/kenya-attack-power-struggle-al-shabaab

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.