Pas Limajt, edhe veteranët. Të gjithë kundër Thaçit

Postuar në 24 Shtator, 2013 08:10

Ish nënkryetari i PDK-së Fatmir Limaj, i shpallur i pafajshëm për rastin “Kleçka” nga gjykata themelore e Prishtinës, iu bashkua Jakup Krasniqit në mbështetjen e iniciativave qytetare në qytete e zona të ndryshme në prag të zgjedhjeve lokale, duke dalë kundër qeverisë Thaçi. Por së fundi, edhe veteranët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kërcënuar institucionet e Kosovës se do t’i bllokojnë qendrat e vend-votimeve në rast se Komisioni qeveritar për Verifikimin e Veteranëve nuk e përfundon punën e tij deri më 3 nëntor. Gazeta Zëri njofton se pakënaqësia e akumuluar e ish luftëtarëve vjen ngaqë janë bërë “objekt talljesh nga Qeveria e Kosovës, e cila nuk po e mban premtimin e dhënë një vit e gjysmë më parë”, lidhur me trajtimin ekonomik.
 a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.