Rusia e ka antiamerikanizmin një domosdoshmëri - shkruan WSJ

Politika e jashtme ruse tregon se Rusia nuk mund të bëjë asgjë më tepër për vetveten, se sa ta ketë rolin e kundërshtarit global të Shteteve të Bashkuara, shkruan në fillim të nje artikulli në të përditshmen “Wall Street Journal” autori David Satter. Më tutje ai kritikon Obamen per lavde te tepruara ndaj Putin-it dhe shkruan se dallimet në vlera ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë - dhe nënshtrimi i politikës ruse ndaj interesave personale të anëtarëve të regjimit të korruptuar – është dashur të jenë të qarta për administratën Obama prej fillimit.
Në samitin e Moskës, në vitin 2009, Obama e ka lavdëruar “punën e jashtëzakonshme”, që Vladimir Putin, kishte bërë sipas tij për Rusinë. Obama e ka përshkruar Putinin si “të sinqertë, me interesim të thellë për mirëqenien e popullit rus”. Por, lavdërimi kurrë nuk ishte reciprok, shkruan “Wall Street Journal”, duke shpjeguar se kjo ka ndodhur, pjesërisht, pasi liderët e Rusisë i frikësohen dhe nuk i besojnë popullatës së vet dhe ata e kuptojnë se mbështetja e sundimit të ligjit dhe e të drejtave të njeriut në vendet perëndimore, paraqet kërcënim për sundimin e tyre.
Gjatë viteve të fundit, zyrtarët amerikanë shpeshherë kanë thënë se është vështirë të zgjidhen problemet botërore pa Rusinë. Për fat të keq, shpeshherë është madje edhe më vështirë për t’i zgjidhur ato me Rusinë, - shkruan gazeta.
Antiamerikanizmi rus me gjasë do të intensifikohet, shkruan “Wall Street Journal” dhe shton se antiamerikanizmi do të përdoret për t’i shmangur rusët nga korrupsioni i regjimit të Putinit. Ai dhe ndihmësit e tij qëndrojnë në maje të sistemit të korruptuar dhe, sipas disa vlerësimeve, posedojnë 15% të pasurisë kombëtare. a.n.
Add new comment