Fidel Ylli: Nuk më intereson mandati i deputetit nëse nuk realizohen premtimet

Postuar në 25 Shtator, 2013 04:08

Unë vërtet kam dhënë një premtim gjatë fushatës zgjedhore, dhe personalisht nuk më intereson as mandati i deputetit nëse nuk realizohen këto premtime. Sepse Edi Rama ka ardhur me ne në të gjitha rrethet e vendit dhe u ka thënë të gjithëve të marrin shembull nga programi i sportit dhe do të shihni impaktin që do të japë ky program për të rritur gjallërinë sportive të rinisë shqiptare - thote ne nje interviste per te perditshmen Panorama, deputeti Fidel Ylli.
Ylli pyetet më pas për ndarjen e mandatit të deputetit nga posti i ministrit dhe thotë: "Unë kam qenë kundër kësaj nisme, dhe kjo ka qenë nga arsyet që kur e kam dëgjuar, kam dhënë mendimin tim duke thënë se mes zgjedhjes deputet apo ministër, unë do të preferoja të isha deputet. Unë do të doja të isha në zonën ku më kanë votuar, të interesohesha dhe të sillja investime për zonën time, për shkolla, rrugë, shërbime, ambulanca dhe për të rregulluar nivelin e jetesës së atyre banorëve. Pavarësisht se Rama nuk ia propozoi askujt prej deputetëve nëse do të jetë ose jo ministër, ky ka qenë një vendim i vetë zotit Rama se cili do të jetë ministri i tij, por në një bisedë që kemi bërë, unë e kam bërë të qartë se nëse do të më bënte ministër, unë nuk do të hiqja dorë nga mandati i deputetit. Mandati i deputetit, duke qenë dhe ministër, do më mbante të lidhur me zonën dhe banorët e vuajtur të atij qarku, pasi u kam premtuar shumë gjëra..." a.n.

Comments

Submitted by horri bulevardit (not verified) on

Me dhjesin gazit keta te Panorames se Fanes. E vetmja "gazetari" qe dine te bejne eshte te peshkojne keta trutharet me kostume firmato te PS-se dhe ti bejne te flasin kunder njeri tjetrit. Ky esht maksimumi i Fanes . U dogj Kaqi Islami qe dilte cdo dy dite te Fanja, kane nisur sezonin per te peshkuar Kaqin e radhes tani. Ciftet me barut te lagur ua ka dhuruar Lulja i Bashkise :) Aaa pika diversioneve te katundit qe bejn keta dhe peshqve qe bien ne rrjetat e telendisura te ketyre

Submitted by Albi (not verified) on

I nderuar Horri,

ty duhet te te shqetesoj qe partia politike qe ti me sa duket mbeshtet nuk ka debate ne publik, sepse debati ne publik eshte kushti i nje demokracie te vertete e jo ato "ne forumet e partise". Nese Panorama po ben perpjeke per te gjetur "diversioniste" problemi eshte qe ata nuk ekzistojne e jo se Panorama po i shpik.

Submitted by raimondi (not verified) on

Po une nuk e  kuptoj pse duhet Fideli te jete minster , kur aty ne PS ka plot kuadro qe e bejne ate [pune 100 here me mire se Fideli. Ne fakt Fideli nuk duhet te jete as depudet , sepse nuk ka  ce do politken -A eshte njeri i biznesit, jo i politikes Dhe biznesi nuk duhet perzjere me politiken  --Ai meqense eshte i pasur mund te krijoje nje fond financiar ku te ndihmoje njerezit e thjeshte , apo edhe patriotet e tij ne Skrapar, por jo depudet, se depudeti kerkon ca cilesi te cilat Fidelit i mungojne

Submitted by Bard (not verified) on

Mos beni sherr per çikerrima, Rilindja ju do grusht bashkuar rreth partise  e Shefit te pagabueshem, me kohe do ta kuptoni qe ai ka pasur te drejte, dmth, do te ngeleni me gisht ne goje..

Submitted by Alban (not verified) on

Lenia jashte "formacionit" e Fidel Yllit rrezikon te vere ne pikpyetje premtimet e Rames per zhvillimin e sportit...Gjithashtu Fideli ka plotesisht te drejte tja kujtoje Rames prioritetet e zones se tij elektorale. Ne vecanti ndertimi i rruges lushnje-berat-tre urat eshte domosdoshmeri !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.