Pas fotove, "dhëmbë për dhëmbë" edhe me faqe online

Partia Demokratike njoftoi sot se ka hapur një portal në faqen e saj zyrtare në internet "për te gjitha denoncimet dhe presionet që i bëhen administratës, në kuadër të revanshit politik të Ramës" (fjalët e zëdhënëses).
Kjo e fundit ftoi gjithë punonjësit që ndihen nën presion të bëjnë denoncimin e tyre në këtë faqe. “Nga sot PD ka hapur në faqen e saj zyrtare një portal te ri: Denonco presionin dhe largimin nga administrata. Të interesuarve do t’u ofrohet këshillim falas për të drejtat e nëpunësve dhe do të ndiqet çdo akt për largimin e padrejtë nga vendi i punës së administratë” - tha ajo. Pak javë më parë ka nisur të funksionojë një faqe online e PS për aplikime për në administratën e re. a.n.
Add new comment