Është ky personi që ka përgjuar opozitarët e Berishës dhe diplomatët në Tiranë?

Ministrja e re e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka shkarkuar nga detyra Ylli Zylën, aktualisht komandant i Policisë Ushtarake.
Zyla u bë i njohur kur u akuzua nga opozita e asaj kohe për përgjime të paligjshme. Ai shërbente si kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, por dha dorëheqjen nga kjo detyrë në korrik të vitit të shkuar pasi u publikua një lajm, sipas të cilit, bashkëshortja e Zylës ishte e përfshirë në trafik armësh. Skandali i përgjimeve tronditi asokohe opinionin publik. Opozita e asaj kohe akuzonte Ministrinë e Mbrojtjes për blerjen e pajisjeve, që janë përdorur për të përgjuar opozitën, por edhe diplomatët e huaj - shkruan Tema Online. a.n.
Comments
Ai eshte, por mos e
<p>Ai eshte, por mos e zevendesoni me nje YLLI ZYLA tjeter!</p>
Add new comment