Pse "kishin ngecur" këto pagesa?

E perditshmja Panorama raporton se që nga fillimi i javës, në faqen e Thesarit të Shtetit, aty ku publikohen transfertat e përditshme të parave, vihet re një rritje e pagesave të faturave si në numër, ashtu edhe në vlerë. Vetëm ditën e martë, brenda orarit zyrtar, Thesari ka paguar 2246 fatura, ku shuma e transaksioneve ka arritur në rreth 14 milionë dollarë - sipas kesaj gazete qe shkruan se Financat janë fokusuar në shlyerjen e faturave ndaj CEZ, ku janë paguar 932 fatura,për ujësjellësit e të gjitha rretheve janë paguar 390 fatura, shlyerje të pagesave për furnitorë, fitues tenderash, pagesa shpërblimesh dhe rrogash, etj të gjitha "të ngecura".
Cani ka paguar edhe një faturë rreth 2300 dollarë për blerjen e mishit të gomarit për kafshët e kopshtit zoologjik - sipas gazetës Panorama, që shkruan se këtë vit janë autorizuar rreth 13 mijë USD për blerjen e mishit për një çift luanësh dhe disa ujq që nuk kanë ngordhur ende në kopshtin zoologjik të Tiranës. a.n.
Add new comment