Lazarati është “lule”, por ka më keq, në Mat policia sulmohet nga kultivuesit e kanabisit!

Operacioni anti-drogë i policisë së Matit është shoqëruar me shkëmbim zjarri mes uniformave blu dhe kultivuesve të lëndëve narkotike. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Qafë Shtamës, kur të paktën dy persona të armatosur dhe të veshur me rroba ushtarake hapën zjarr ndaj policisë ndërsa po i afrohej një parcele ku kultivohej bima e ndaluar. Pas kësaj situatë drejt vendngjarjes janë nisur edhe forca të tjera të policisë nga Qarku i Dibrës. Mësohet se policia është kundërpërgjigjur me zjarr, ç’ka ka çuar edhe në largimin e banorëve. Nga të shtënat raportohet se nuk ka pasur lënduar, ndërkohë që policia e Matit ka dërguar në vendngjarje efektivë të tjerë për përforcime.
Një ditë më parë forcat e policisë u sulmuan në malin e Shoshit në Dukagjin të Shkodrës, ndërsa në Lazarat ka vazhduar rituali i të shtënave “për të trembur”, por që nga këto të shtëna kanë rënë viktimë dy të rinj nga Derviciani, që janë plagosur nga plumba qorr.
Zh.
Add new comment