Tahiri: Garda e Republikës do të shkrihet, para drejtësisë ata që bënë 21 Janarin dhe deformuan misionin e saj

Në një takim të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri me drejtuesit e Gardës së Republikës, ka theksuar se te shumica e punonjësve të këtij institucioni është ndjerë padrejtësisht një barre e rëndë për atë që ndodhi në 21 janar, me vrasjen e 4 protestuesve, por ata të jenë të qetë dhe u garantoj karrierë dhe besim në përmbushjen e detyrës sipas ligjit.
Tahiri ka kërkuar që drejtësia të vihet në vend. 21 Janari nuk është ngjarje që arkivohet, ka thënë ai, duke shtuar se gjithçka që është në kapacitet e tij ligjor do të vihet për të ndihmuar drejtësinë për nxjerrjen e përgjegjësve, të atyre qe vranë, urdhëruan, ndihmuan, fshehën provat dhe penguan drejtësinë.
Ministri i Brendshëm ka paralajmëruar se brenda 100 ditëve do të përfundojë reforma totale për Gardën e Republikës, e cila do të jetë thjesht një drejtori në varësi të zinxhirit të përgjegjësisë së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Zh.
Add new comment