Në Prishtinë përurohet shtatorja e ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova

U përurua sot në Prishtinë me një ceremoni shtetërore, në sheshin e Pavarësisë, shtatorja e ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, e vendosur në një bazament përballë Kuvendit të Kosovës. Shtatorja e bronztë u realizua nga skulptori Julian Muçollari dhe është derdhur në fonderinë e veprave të artit në Tiranë. Ajo mbërriti në orët e vona të natës në Prishtinë nga Tirana nëpërmjet Rrugës së Kombit. Në vendkalimin kufitar midis Shqipërisë e Kosovës, në Vërmicë, kishte dalë për ta pritur edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, i cili është shprehur i entuziazmuar me realizimin e projektit. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha në fjalën e rastit se kjo është një ditë historike, një ditë e lumtur, pasi që sot e përjetësisht në Prishtinë do të qëndrojë shtatorja e ish-Presidentit Rugova.
Zh.
Add new comment