Kur partia kthehet në organizatë kriminale: arrestime masive të Agimit të Artë

Arrestimi në Greqi, i liderit të Agimit të Artë, Nikos Mihaloliakos,bashkë me 5 deputetë të tjerë të kësaj partie,ka treguar që jo vetëm në Greqi, pavarëisht problemeve ligji funksionon, por dhe se si një parti mund të kthehet në organizatë kriminale.
Kupa u derdh me vrasjen e javës së kaluar të reperit Pavlos Fyssas, dhe sipas Shqiptarja.com, një prokuror i Gjykatës së Lartë greke, i cili ka qenë duke hetuar Partinë Neonaziste Agimi i Artë, disponon regjistrime telefonike dhe të tjera dëshmi tjetër që provojnë se deputetët ishin të përfshirë në veprimtari kriminale. Ka edhe dëshmi të tjera, përfshirë dëshmi nga ish- anëtarë të partisë , që dëftejnë se partia ka pasur një zinxhir të qartë komande, ç’ka do t’i ndihmojë prokurorët të provojnë se kjo ishte një bandë kriminale e organizuar.
Prokurori i Gjykatës Supreme ka lëshuar 34 urdhër arreste për anëtarët dhe funksionarë të lartë të kësaj partie ndërkohë që deri tani janë ekzekutuar vetëm 5 urdhërarreste. Mandat arrestim dhe për 5 deputetë të kësaj partie.
k.c.
(në foto, deputetët e Agimit të Artë/Getty Images)
Comments
Kete pune duhet me ba edhe ne
<p>Kete pune duhet me ba edhe ne Kosove me wehabistet e Arabise Saudite.</p>
Add new comment