Shqipëria dhe Kosova i bashkohen Jugosllavisë së re?

Postuar në 28 Shtator, 2013 04:26

Nëse dikush mund të habitet se ç'bën Rama kaq gjatë në Amerikë, një dritëzë mund të hidhet edhe përmes këtij informacioni që na vjen nga Mali i Zi. Gazeta malazeze “DAN” e 17 shtatorit, sipas një informacioni të Ministrisë së Jashtme dhe të Integrimit Europian të Malit të Zi, "raportonte se në fund të shtatorit, në Nju Jork, udhëheqësit e Malit të Zi, të Serbisë, të Maqedonisë, të Bosnjë-Hercegovinës, të Shqipërisë dhe të Kosovës, do të zhvillojnë një takim për të diskutuar për nismën diplomatike malazeze të krijimit të një "Unioni Ballkanikoperëndimor"."
Vëmenden e tërheq në një opinion të vetin për "Koha" të Maqedonisë, Shaban Murati. Në analizën e tij ai ngre pyetjen se pse po bëhet me kaq nxitim, dhe pse pa u bluajtur mirë si informacion nga diplomacitë repsektive dhe publiku, ngutet për një takim të tillë. Deklarata e MinistrisëMalazeze mëton se diplomatët e 6 vendeve paskan rënë dakort.
Por, kryesorja, ç'do Shqipëria në një union pan-sllav?
Asgjë nuk mund ta shtyjë atë drejt këtij Unioni, thotë Shabani. "Shqipëria është i vetmi shtet anëtar i NATO-s i kësaj gjashtësheje ballkanikoperëndimore dhe nuk mund të sillet si shtet pa vlerë, që rri në dritare për të parë se cili kalimtar do ta ftojë në fundjavën e tij diplomatike."
k.c.

analiza e plotë:
http://www.koha.mk/opinion/23530.html

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

Po deklaraten dhe qendrimin publik te ministrit tone te jashtem harroni ta permendni ju apo ky qe ka shkruar artikull perpara se te provokoni me kesi pyetjesh

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Ky lajm nuk me habite. Para pak muejve Turqia pat propozue te krijohet nji federate panislamike ne Ballkan me shtetet me shumice muslimane.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.