Ministria e parë që bën bilancin e 10-ditëshit fillestar: Ministria e Brendshme

Postuar në 28 Shtator, 2013 13:52

Ndërkohë që Kryeministri është në SHBA dhe poston foto në Facebook, ministrat kanë filluar punën e tyre, dhe kush më shumë e kush më pak ka dalë në televizion për të informuar publikun se ç’po bën. Ndërsa Ministria e Brendshme u bë e para sot që ka bërë publik bilancin e 10-ditëshit fillestar të punës qysh prej ndërrimit të pushtetit.

Ne nje deklarate te saj per mediat behet me dije se  shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ndaluar dhe arrestuar 164 autorë të veprave të ndryshme penale, ndërkohë kanë nisur procedimin dhe ndiqen në gjendje të lirë 624 persona, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave më të lehta penale.

“Janë kapur 77 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, nga të cilët 9 të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 7 prej tyre kërkoheshin për krimin e vrasjes”- thuhet ne njoftim.

Sipas policise, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 879 vepra penale, prej të cilave janë zbuluar 762 prej tyre.

Në fushën e luftës kundër drogës janë referuar materialet në prokurori në 34 raste për veprat penale prodhim e shitje narkotikësh dhe trafik narkotikësh, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 21 persona dhe proceduar në gjendje të lirë 21 autorë. Po ashtu është sekuestruar një sasi prej rreth 3 kg e 625 gram lëndë e dyshuar herionë dhe rreth 386 kg lëndë narkotike marijuanë.

Në fushën e korrupsionit janë referuar materialet në prokurori në 52 raste, nga të cilat 28 për korrupsion, në 18 raste për vepra penale të kryera nga punonjës të administratës shtetërore dhe në 6 raste vepra të tjera penale. Për këto vepra penale janë proceduar 61 persona.

Ne fushën ekonomiko-financiare janë referuar materialet në Prokurori në 67 raste për vepra penale në fushën e doganave, tatim-taksave, fallsifikime, mashtrime etj. Për këto vepra penale janë proceduar 65 persona.

Sa i përket dhunës në familje, nga strukturat e policisë është ndërhyrë në 107 raste. Në 34 raste janë kryer veprimet bazuar në nenin 130 a të Kodit Penal, duke proceduar autorët, ndërsa në 69 raste të dhunës në familje janë plotësuar kërkesë paditë për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes. Nga strukturat e policisë janë arrestuar e ndaluar 23 persona të akuzuar për dhunë në familje dhe janë proceduar në gjendje të lirë 81 persona.

Lidhur me ndërtimet e paligjshme, janë evidentuar 118 raste në të gjithë vendin. Janë referuar materialet në prokurori në gjendje të lirë ndaj 125 personave për veprën penale ndërtim i paligjshëm. Është bërë bllokimi i ndërtimeve abuzive.

Për prerje të paligjshme të pyjeve janë evidentuar 21 raste, ku krahas procedimit të personave që kanë kryer këtë veprimtari është bërë dhe bllokimi i lëndës drusore. Nga shërbimet e policisë janë arrestuar në flagrancë dy persona, ndiqen në gjendje të lirë 17 autorë dhe në 4 raste është bërë shpallja në kërkim e autorëve të identifikuar.

Nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet e policisë në të gjithë vendin është bërë i mundur bllokimi e sekuestrimi i 35 armëve të zjarri, nga të cilat 9 pistoleta, 19 automatikë, 6 pushkë, 1 mitroloz, si dhe 9 armë gjahu. Po ashtu janë sekuestruar dhe 16 armë të ftohta, si dhe një sasi prej rreth 11.994 municione të ndryshme.

Krahas sa më sipër gjatë kësaj periudhe janë evidentuar e trajtuar nga shërbimet e policisë 1210 konflikte të ndryshme, nga të cilat 332 për motive pronësie.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Z.Tahiri te uroj suksese ne punen tende.Por peshku eshte qelbur nga koka.Ju i kapni kriminelet e drejtesia qe eshte akoma ne duart e shpellareve i leshon.Pa larguar Nishanin,Dhallen,Ajazin dhe gjithe ushtaret e tjere te kryeshpellarit, puna juaj nuk do kete vlere.

Submitted by Anonim (not verified) on

BRAVO  SAIMIR TAHIRI !

Sikur edhe per kete energji dhe nxitje qe i dha punes se policise ja vlente te ndryshohej pushteti qe kishte zene rrenje dhe nuk levizte

Te lumte Saimir !....Tamam njer i aktiv ne pune __Ja keshtu duhet __Te uroj Suksese __Je great ne pune me keto ritme

Nuk duhet te flene te qete ata qe kane kryer vepra penale ....

Submitted by dritani (not verified) on

komentues anonim bjeri bjeri se i bie bukur.Ministri qe se meriton te jete minister ia fut kot vetem e vetem per show jane.Durimi do soset e do gjejne belane po smajten premtimet ketu do jemi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.