Korrupsioni, çështje sistemi a njerëzish? Njerëzish, thotë ish-Kryeprokurori Rakipi

Postuar në 29 Shtator, 2013 03:36

Në një nga intervistat e e para pas zgjedhjeve në Hard Talk të BBC, Rama theksoi se korrupsioni është çështje sistemi, jo njerëzish. Por, Ish-prokurori i Përgjithshëm i Republikës Arben Rakipi, mendon të kundërtën, që është çështje njerëzish, të paktën për gjyqësorin.

Rakipi tha për TCH se për të ndalur korrupsionin në gjyqësor nuk duhen ndërruar ligjet, por gjyqtarët. "Ligjvënësit shqiptarë mund të bënin shumë lidhur me këtë çështje për të ndërtuar një infrastrukturë të përshtatshme ligjore, në mënyrë që të frenohet hyrja e të korruptuarve, ose e njerëzve të konsumuar ose të stërprovuar në administratë, përfshirë edhe gjyqësorin, njëkohësisht të eliminonte cdo mundësi që ato mund të manovronin brenda sistemit për të përfituar nga ai", thotë Rakipi.

Si ekspert, Rakipi thote se korrupsioni eshte i perhapur njesoj ne administraten shteterore, po aq sa ne gjyqesor.

k.c.

Comments

Submitted by Anonim, Anonit,... (not verified) on

Skrivania ne foto eshte e Ilir Floririt dhe e Monika Zengjinit besoj. Korrupsioni eshte ulur kembekryq ne qeveri me ata qe ia dine hilet nga qeveria e shkuar e me keta te rinjte qe jane mesuar nga koha e Bashkise se Tiranes ta kthejne betonin ne ar.

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Korrupsionin e pjell ky lloj sistemi, i cili, ne vend qe ta beje diçka, p.sh. me 1000000 lkeke, ben tender qe ta beje me 2000000 leke, ne menyre qe 1000000 leke te vidhen. Korrupsinin e pjell &quot;drejtesia&quot; e sistemit, i cili, edhe ne qofsh jurist i famshem, por ben gabim (shkel ligjin) dhe arrestohesh, te duhet avokat qe te zhvase miliona, kur i padituri, kollaj mund te mbrohet vete.</p><p>Korrupsionin e pjell injoranca e sistemit, e ngritur ne piedestal.</p><p>Korrupsioni ne kete lloj sistemi politik do te zhduket kur vete sistemi te shporret (ta shporrin).</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.