Një ditë shi, dhe vjen pushteti i ujit

Një ditë shirash të fuqishëm dhe problemet e para janë shfaqur në gjithë territorin e vendit. Në veriperëndim, rezulton i përmbytur aksi hyrës që lidh superstradën Tiranë-Shkodër me Shëngjinin. Probleme po kështu janë krijuar edhe në bulevardin kryesor të qytetit të lezhës, si dhe në lagjen “11 janari” ku uji ka mbuluar rrugët. Edhe në Shkodër janë krijuar zonat e para të përmbytura, ndërsa në veri të qytetit, rruga që lidh Shkodrën me Dukagjinin është bllokuar pasi lumi ka dalë nga shtrati, duke krijuar probleme në komunën Postribë.
Në jug, rreshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në disa rrugë të qytetit të Vlorës. Oborre shkollash të shndërruara në pishinë nuk mundësojnë daljen jashtë të nxënësve, ndërsa rrufeja që ka rënë në një shkollë nëntëvjeçare në fshatin Mbrostar të Fierit, ka lemerisur nxënësit dhe mësuesit, që ndërprenë menjëherë mësimin.
a.k
Comments
A din kush te me tregoje
<p>A din kush te me tregoje shkakun se pse ne Shqipni me shiun e pra permbytet vendi dhe zehen akset kryesore rrugore? Pse nuk ndodhe kjo gja (me shiun e pare) ne vendet e tjera? Pse gjithe kjo mbrapambetje?</p><p>Un tham se asht shkeputja 5 shekullore aziatike e shqiptarve nga civilizimi Europian. </p>
Add new comment