Qeveria shtyn “nëpunësin civil”, shpëton pyllin e Krujës dhe emëron Artan Lamen tek ALUIZNI

Postuar në 30 Shtator, 2013 14:13

Një seri vendimesh janë marrë në mbledhjen e qeverisë që nisi në orët e pasdites, ku spikat çështja që është debatuar javën e fundit në nivel politik mes mazhorancës dhe opozitës: Qeveria vendosi me një akt normativ që të shtyjë hyrjen në fuqi të ligjit ‘për nëpunësin civil’. Vendimi u arsyetua për shkak të mungesës së akteve nënligjore për këtë ligj, çka e bën atë të pazbatueshëm. Kështu, efektet e ligjit do të fillojnë gjashtë muaj pas hyrjes së tij në fuqi më 1 tetor. Nga ana tjetër, qeveria ka vendosur që të shfuqizojë 25 vendime të marra nga qeveria e Berisha gjatë periudhës që ajo kishte njohur rezultatin zgjedhor.

Mes vendimeve të shfuqizuara janë disa për hidrocentrale të dhëna me koncesion dhe një tjetër për dhënien e një hapësire pyjore pranë Krujës për kompaninë Shpresa- Al, që do e shfrytëzonte atë për gur gëlqeror. Ndërkohë qeveria ka vendosur që të shkarkojë edhe kreun e ALUIZNI-t, agjencisë që merret me legalizimin e ndërtimeve pa leje, ku në vend të Ardian Kollozit është emëruar Artan Lame.

a.k

Comments

Submitted by Çunat e Bllokut... (not verified) on

Mos eshte fjala per Artan Lamen, DONATORIN qe e kalonte kohen e lire duke bere pune vullnetare per ri-

kthimin e Kryeministrise si ne kohen e Italise se Pare?!

Sinqerisht, Lame do ta merrte, e meritonte nje post ne skuadren e Rilindjes, por ç'engjell e shtyu te lodronte

fjalesh, e te rrefehej pa ia kerkuar kush, qe ishte vullnetar kryeministror?!

Sidosi, le te mos paragjykojme, qeveria e peruruar ne Vlore, do ta hiqte edhe Kollozin, merret vesh!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.