SHBA, qeveria ndez sinjalin e “bllokazhit”, administrata pa para

Në Shtetet e Bashkuara ka ndodhur ajo që quhet “vënie dryni” e administratës. Republikanët në opozitë duan një shtyrje të zbatimit të ligjit për shpenzimet qeveritare në kuadër të reformave shëndetësore të presidentit Obama, e famshmja Obamacare. Kjo parti ka vendosur të bllokojë çdo financim, duke propozuar një lëvizje të lirë të fondeve, me një kusht që kjo reformë të hynte në fuqi pas një viti. Megjithë apelet e Obamës, republikanët nuk bënë asnjë hap prapa nga pozicioni i tyre fillestar. Të hënën (30.09) të dyja dhomat e Kongresit nuk arritën të bien dakord për këtë projektligj deri në afatin e 1 tetorit. Tani që ky afat përfundon, është krijuar një gjendje kritike për administratën qeveritare, sepse qeveria në Uashington nuk ka më para. Zyra e presidentit urdhëroi tashmë mbylljen e disa institucioneve të administratës. Qindra mijëra punonjës shtetërorë duhet tani të ndërpresin punën dhe të marrin një pushim të detyruar të papaguar.Përjashtimet bëhen vetëm për disa punonjës të disa fushave si ata të sigurisë, për disa ushtarë, rojet e burgjeve, mjekë dhe infermierë. Lidhur me mosmarrëveshjet për buxhetin të dyja partitët bllokojnë njëra-tjetrën, pasi republikanët kanë në Dhomën e Përfaqësuesve shumicën, ndërsa demokratët kanë shumicën në Senat.
a.k
Comments
Jeni komplet gabim. Mbyllja e
<p>Jeni komplet gabim. Mbyllja e qeverise federale ska aspak te beje me planin shendetesor te aprovuar nga Obama. Madje ky plan shtyhet. Eshte miratimi i shpenzimeve publike per vitin fiskal qe filloi sot. Ne Amerike viti fiskal fillon ne 1 Tetor dhe mbaron ne 30 shtator te vitit pasardhes. 800,000 punonjes FEDERALE jane ne periudhe leje pa te drejte rroge, nderkohe qe zyrat shteterore ne cdo shtet funksionojne sepse varen direkt nga buxheti i shtetit perkates.</p><p>Duhet te cilesoni qe kjo perfshin vetem ADMINISTRATEN federale.</p>
Add new comment