Nëse ndryshimet nuk ndodhin tani, gjërat mund të bëhen shumë më keq - thotë Lucas

Postuar në 02 Tetor, 2013 06:12

Ai mund ta kishte bërë Shqipërinë një vend më të mirë, sepse fryma është këtu, ekziston. Ndonëse me i forte është tundimi për t’i rënë shkurt - thote gazetari Peter Lucas ne nje interviste me Rudina Xhungen.

Per here te dyte gjate nje interviste ne media shqiptare Lucas e kap me ndertimet e paligjshme dhe kazinote.

"Shikoni gjithë këto ndërtime të paligjshme që ju kanë shkatërruar bregdetin. Durrësi është katrahurë, madje edhe Tirana. Në Tiranë hedh sytë rreth e rrotull dhe njerëzit ndërtojnë pa leje, kate të tëra dhe nëse kjo nuk ndalon atëherë nuk do të ketë fare Shqipëri. Prandaj dhe mendoj se është e rëndësishme për njerëz si Edi Rama që te ndryshojnë gjendjen. Nëse nuk i bëjnë këto ndryshime tani, gjërat mund të bëhen shumë më keq. Dhe unë nuk kuptoj shume gjera këtu. Pse duhen gjithë këto kazino në çdo cep në çdo rrugë? Kush luan bixhoz? Shqiptarët do te shkojnë, kush tjetër. Pse duhet të nxjerrësh para nga shqiptarët që nuk ia dalin dot as për të bërë një jetë bazë. Nuk është kjo rruga e duhur. Ju duhet të ndërtoni fabrika, ju duhet të prodhoni gjëra si Maqedonia. Maqedonasit përpiqen të marrin industri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të ngrenë fabrika në Maqedoni sepse ata po mundohen të arsimojnë krahun e punës që të prodhojnë gjëra më të lira dhe kjo është rruga që duhet të ndjekë Shqipëria. Ndërtoni fabrika, jo kazino!" a.n.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Më se e drejt por Maqedonasit nuk pranojnë ti qeverisin tradhëtarët kur se ne jo vetëm që i pranojmë por i shikojm si perëndi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.