Do ndërhyjë qeveria e re në CEZ?

Postuar në 02 Tetor, 2013 14:19

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri në një takim me një ekip të Bankës Botërore, ka folur lidhur me projektin e qeverisë së re në fushën e energjisë dhe industrisë. Nje komunikate per media e kesaj ministrie thote qe Gjiknuri ka shprehur shqetesim.

Citohet ministri ne komunikate:  “Ministri shprehu shqetësim për situatën financiare në të cilën ndodhet sistemi energjetik ndërsa me theks të veçantë u diskutua mbi mënyrat për të zgjidhur problematikën e krijuar me kompaninë CEZ Shpërndarje. Bashkëbiseduesit shkëmbyen ide se si mund të menaxhohet situata aktuale me kompaninë e shpërndarjes dhe për sfidat që lindin pas zgjidhjes së konfliktit. Ministri Gjiknuri shprehu angazhim për rishikimin e strategjisë për energjinë ndërsa kërkoi ekspertizën e Bankës Botërore në këtë proces të rëndësishëm". Do ndërhyjë qeveria e re në CEZ?  Pak dite me pare u perfol se do shkarkohej Sahit Dollapi, i vendosur aty nga Berisha pas debimit te çekeve, por vete z.Dollapi nxitoi te pergenjeshtronte publikisht lajmet duke folur vendosur: Nuk jap doreheqje!

Flitet per nje sektor delikat, ku nuk mungojne zerat per mbeshtetje per Dollapin i cili (nuk eshte i vetmi) qe po tenton te ruaje pozicion, duke afruar kliente te krahut te majte politik. Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.