Opozita braktis Kuvendin, Paloka: Rama po shkon në përplasje me qytetarët

Postuar në 03 Tetor, 2013 04:52

Ashtu siç ishte parashikuar, opozita ka braktisur sot sallën e Kuvendit. Seanca e sotme nisi me fjalën e kreut të grupit parlamentar të demokratëve, Edi Paloka….

Kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka lexoi një deklaratë të shkurtër dhe më pas deputetët e djathtë braktisën sallën.

“Sot konsensusi është hedhur në erë. Për hir të pazareve të pista të Ramës me Koçon, që po ndajnë sinoret, po kërkohet të ndyhet edhe ky Kuvend. Ju keni vendosur që “jashtëqitjen” e Ramës në qeveri ta kaloni për ta “përmjerë” këtu në Kuvend, pa i dhënë shans as Gjykatës Kushtetuese.

Konsensusi nuk bëhet me kile deputetësh dhe ne do t’ju lëmë ta shijoni, pa u bërë pjesë e këtij procesi. Rama e ka nisur punën në përplasje me opozitën dhe shumë shpejt do ta çojë në përplasje me gjithë shqiptarët,” tha Paloka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.