Drita Pelingu ka lënë një ditar

Kam vetëm një kujtim nga znj. Drita Pelingu që do tentoj ta riprodhoj. Ajo banonte në një pallat pas bar dhe restorant Piazza. Unë punoja redaktor i revistës Kult që në ato vite, (2005) i kishte zyrat ngjitur me pallatin e znj. Pelingu - tregon autori Kristi Pinderi ne te perditshmen DITA.
Dhe jep nje detaj: Zonja mbante në sirtarin e fundit të një komodine në dhomën e ndenjes një ditar… Mbaj mend që më dha leje ta shfletoja por jo të ripublikoja pjesë të saj. Mbaj mend si dokumentonte momentet kur fjala vjen, në vitet 70 duhet të xhironin diccka në një fshat të humbur të Shqipërisë. Si arrinte të pinte raki në fshat pas punës së lodhshme megjithe faktin që ishte femër. “Kjo mënyrë socializimi vazhdonte deri në orët e vona”, mbaj mend të më ketë thënë.
Kjo zonjë e madhe mund të jetë personazhi më i përkryer për këdo të ri që do të studiojë format e feminizmit në Shqipëri.
Gjithcka ndodhet në atë ditarin në sirtarin e fundit të komodinës…"
Drita Pelingut iu dha sot lamtumira. a.n.
Comments
Sic e kam thene edhe here te
<p>Sic e kam thene edhe here te tjera, artistet e asaj kohe, te ashtuquajtur te talentuar, nuk benin gje tjeter vecse mbeshtillnin me sheqer pislliqet e regjimit te qoftelargut......</p>
Add new comment