Rama i lë karrigen e kryeministrit, Tony Blair-it

Postuar në 03 Tetor, 2013 12:12

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, që do të jetë këshilltari i qeverisë shqiptare, ka drejtuar në mënyrë simbolike mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme. Sipas Ramës, Blair do të jetë një ndihmë e madhe për qeverinë shqiptare.

“Sot u ul në krye të tryezës së Këshillit te Ministrave lideri i madh dhe miku i madh i shqiptarëve Tony Blair, që së bashku me Bankën Botërore do të na mbështesë në ngritjen e Njësise Speciale të Prioriteteve të qeverisë. Mbledhja ishte e paharrueshme, biseda mbresëlënëse dhe rruga e punës së përbashkët e hapur më së miri. Thank you TB”, shprehet Rama.

Comments

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>A ka ndonje problem sovraniteti ketu, qofte edhe simbolik????? A kishte ndonje lidhje conf-com me G. Sorosin, apo me ndonje tjeter shef free-masonesh? Shqiperia - Laborator??</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.