Dash Shehi: Do ketë rrjedhje të tjera nga e djathta drejt pushtetit

Postuar në 06 Tetor, 2013 02:59

Në një intervistë  për Luis Tanushin te “Shekulli”, Dashamir Shehi, edhe vetë i zgjedhur deputet nga listat e PD-së, parashikon rrjedhje të tjera nga e djathta.  Kjo “modë” u nis nga vetë PD dikur me Xhuvelin, zgjedhjen e Presidentit Topi, Metën...

“..rrjedhjet gjithmonë kanë qenë nga opozita drejt pushtetit. Pushteti ka gravitet  të madh. Lëvizin interesa, kështu që ka  ndodhur shpesh herë. Fatkeqësisht kjo  është një histori e filuar nga vetë e djathta, nga PD-ja dhe nga kjo mazhorancë që  sot është në opozitë. Duke filluar nga historia e Xhuvelit e duke kaluar tek zgjedhja  e Presidentit Topi, tek aleanca me z.Meta,  tek transferimet e deputetëve nga e majta drejt së djathtës. Kjo është një histori  fatkeqësisht e përsëritur shpesh gjatë këtyre 8 viteve...”

Ikjen nga Parlamenti nga ana e grupit të PD-së, prej ligjit të statusit civil, Shehi e quan gjest politik. “Nuk  është puna se sa hapësirë apo sa rregulla  teknike ishin përcaktuar brenda këtij ligji.  Këto janë të dorës së dytë. Këtu mundet  që mazhoranca të ketë edhe njëfarë të  drejte, por principi bazë ishte që ky ligj u  pranua me dëshirën e të gjitha palëve. Si  i tillë, duhet të respektohej me dëshirën  e të gjitha palëve, përtej defekteve që  mund të mbarte në vetvete, që i mbart  çdo ligj…”

k.c.

 

E plotë:

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=31873&kat=87

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.