E njoh Bitron, ka firmosur me urdhër. E ftoj të zbardhë hajdutërinë e sistemit Berisha, thotë Baze

Postuar në 07 Tetor, 2013 14:19

Kleves Bitro, ish gazetar dhe ithtar i hapur i të djathtës, nuk duhet t’i fshihet drejtësisë, por të vijë e të flasë për aferat e familjes Berisha dhe klientëve mediatikë të tij. Këtë këshillë jep në editorialin e ri Mero Baze i Temës. “Kleves Bitro nuk është i vetmi. Në burg me të njëjtën logjikë do të shkojë dhe Drejtori i Kabinetit të Arben Imamit apo Sekretari i Përgjithshëm i tij, që nuk ka lënë repart ushtarak në këmbë pa i faturuar në emër të tij, Frangajt, mbi 200 mijë dollarë në çdo faturë. Në burg duhet të shkojë Ferdinand  Xhaferri, Aldo Bumçi dhe vetë kunata e Frangaj, që nga Ministria e Turizmit kanë faturuar miliona për Frangajn, për propagandë. Në burg duhet të shkojnë zyrtarët e Majlinda Bregut, që kanë firmosur për miliona euro për Elvisin dhe ushtarët e tjerë të Flamur Nokës gjoja për mitingje të PD-së, ku këndonte Çiljeta kundër opozitës dhe paguheshin një milion euro. E di që të gjithë ata që kanë firmosur, nuk kanë pasur shans të pinë as ndonjë kafe, por kjo nuk i bën ata të pafajshëm”, shkruan Baze në artikullin e titulluar “Të shkosh në burg për Sandrin”.

Shkrimi i plotë, në linkun: http://www.gazetatema.net/web/2013/10/07/te-futesh-ne-burg-per-sandrin/

a.k

Comments

Submitted by Ilir Nikolla (not verified) on

Klevesin e mori ne qafe Fahri Balliu. Ai e mesoi qe te vjedhe ne menyre te paturpshme...

Submitted by Flaro Mokra (not verified) on

Ilir N. e mori ne qafe Fariu, sepse i mesoi zanat elbasanlliu...

Submitted by Ndoc Rroku (not verified) on

Me vjen keq qe edhe kjo medie meret me shpifjet ordinere te Bazes dhe Temes.

Lexoni Tema dhe do te shihni vetem fantazira te semura te Bazes i cili vashdon akoma me adiktimin e tij kunder Berishe, nuk thote asgje per qeverive e re apo programin. Nese kjo do te quhej gazetari, mjere kjo dhe gjithe media. Mero perfiton nga lirite e fituara ne kete sistem demokratik duke abuzuar me te verteten. Ai shpif ne menyre vulgare per cdo person qe ai urren. Sajon histori dhe lidhje te pa qena. Denigron figura dhe personalitetin e individeve te ndryshem. Nje gazetare i tille delirant nuk meriton aspak asnje koment.

Nuk mbaj mend asnje rast qe akuzat e Bazes te jene vertetuar apo te kene cuar drejt se vertetes.

Prandaj mjaft me me Baze dhe Tema, qe jane bere nje shprehje e shemtuar e medias aspak profesionale dhe dizinformative per publikun i cili pret informim te shpejte, te sakte dhe me subjekte problematike per shoqerine.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.