Vëllezërit e moshuar: Na kanë masakruar, s’kemi mbrojtje. Dhe “kërcënojnë” me vetëvrasje

Dy vëllezërit e moshuar në Arrëz të Tepelenës, Hydai dhe Sali Haxha, 84 dhe 82 vjeçarë, është hera e katërt që i rrahin, i grabisin e pastaj edhe i kërcënojnë të mos hapin gojë. Autorë janë dy vëllezërit Shehaj që me moshë janë sa nipat e tyre, e të cilët autoritetet e rendit në zonë “nuk i kapin dot” me prova e fakte, ndaj i lirojnë. Por seria e fundit e dajakut ka bërë bujë dhe në Arrëz kanë shkuar edhe gazetarët. Vëllezërit e dhunuar kanë folur për Panoramën: “Po të dojë shteti, vendos drejtësi, por jemi dhunuar katër herë dhe deri tani askush nuk është dënuar, thjesht na hedhin hi në sy neve, për të parë se diçka po lëviz. Druri që kemi ngrënë është i paimagjinueshëm për çdo mendje njerëzore. Përherë jemi rrahur dhe masakruar sepse jemi pa mbrojtje dhe pa përkrahje. Gjithmonë kemi parë panë punën tonë , askënd nuk kemi ngacmuar apo t’u kemi rënë në qafë”.
Në muajin korrik ata e denoncuan dhunimin ekstrem ndaj tyre, duke akuzuar njëri nga Shehajt. Vetë ai kishte grabitur në banesën e pleqve dhe policia e Tepelenës bëri arrestimin pas denoncimit. Pas pak ditësh ai shtë lënë i lirë nga Prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash. Në mesnatën e 24 korrikut, dy vëllezërit e moshuar u keqtrajtuan barbarisht, duke u lidhur me litarë nga autorët, një prej të cilëve i arrestuar tashmë. Po ç’mund të bëjnë vëllezërit e moshuar nëse kjo histori përsëritet? Asgjë, veçse të “kërcënojnë” drejtësinë se do vrasin veten, pasi kështu nuk shtyhet më!
a.k
Comments
Këta kafshë me fytyrë njeriu
<p>Këta kafshë me fytyrë njeriu duhet të dënohen me maksimumin e mundshëm që thotë ligji dhe ata drejtusat e policisë të Gjirokastrës po të ishte një njeriu i tyre vallë me të njëjtën mënyrë do përgjigjeshin turp vërtet</p>
Cfare kafshesh,prandaj ska
<p>Cfare kafshesh,prandaj ska per tu bere asnjehere ai vend. Ka munguar dhe do te mungoje gjithmone kultura dhe respektin per tjetrin, lere me, me te moshuarin.</p>
Add new comment