Pezullohet qiellgërvishtësi në bulevard, ndërtuesit nuk paraqitën asnjë dokument!

Prej dy javësh, Inspektoriati i Ndërtimit ka kërkuar dokumentacionin përkatës për ndërtimin e një pallati 16 katësh ngjitur me Kullat Binjake në bulevardin qëndror të Tiranës, por firma ndërtuese nuk e kishte paraqitur. Për këtë arsye, Inspektorati i Ndërtimit ka kërkuar pezullimin e ndërtimit, çka është kryer sot edhe me ndihmën e Policisë së Shtetit. Pezullimi është realizuar pa shqetësime, dhe kjo është “risi” shqiptare në këtë lëmë, çka ngre megjithatë disa pyetje: Pra, ndërtuesit kanë bërë gjithçka pa dokumentacion dhe të pashqetësuar nga strukturat e shtetit, qëndrore apo lokale? Dhe, të ndërgjegjshëm për këtë, nuk kishin se ç’rezistencë t’i bënin bllokimit të punimeve? Në transmetimin e këtij lajmi, përmendet edhe fakti që aty, ngjitur në “Sky Tower”, ndodhet edhe banesa e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare, i cili pat kërkuar nga qeveria e mëparshme pezullimin e ndërtimit, gjë që nuk u mor parasysh. Kryeministri Rama premtoi që para zgjedhjeve të 23 qershorit si kryeopozitar, se pallati do të prishet. Por është pak si zor të paketohet kjo ngjarje si “mbajtje premtimi” ndaj Kadaresë, kur hataja e vërtetë është krejt tjetër: Një qiellgërvishtës në mes të kryeqytetit, përballë kryeministrisë, nuk paska kokërr dokumentacioni! Gjithsesi, Inspektoriati ka lënë një hapësirë kohore që firma ndërtuese të paraqesë pretendimet dhe dokumentet, nëse i ka.
a.k
Comments
Keto gjera behen vetem kur

Keto gjera behen vetem kur ankohen kelyshet e komunizmit apo papagallet e Oborrit te Enverit sikur faqepetulla Kadare, ndersa kur ankohen njerezit e thjeshte, asnje politikan apo nepunes qeverie nuk i degjon. Ky eshte shteti shqiptar i shek XXI.

Mos u habit se keshtu ndodh

Mos u habit se keshtu ndodh edhe ne vendet e tjera. Peshku i madh shpeton, i vogli jo.

Nuk eshte akoma

Nuk eshte akoma qiellgervishtes. Pallati eshte akoma ne themel.

Kjo eshte nje brockull

Kjo eshte nje brockull tjeter e qeverise qe ka marre si pushka e jevgut. Pallati eshte me leje te Edi Rames te rifutur ne afat nga Gjyakat e Strasburgut. Shashka politike dhe mediatike.

Ata qe e njohin projektin

Ata qe e njohin projektin sadopak e dine mire qe ky projekt e ka pasur lejen e ndertimit qe para se te behej Sky Tower, por per konflikte pronesi eshte pezulluar me vite. Perfundimisht, pasi ceshtja e prones eshte zgjidhur, leje e bllokuar eshte zhbllokuar me vendim te Gjykates se Strasburgut, i cili u njoh me VKM, dhe si e tille leja origjinale e ndertimit qendron.

Policia e shtetit, (Rama ne kete rast) po tregohet tejet agresive me menyren si po e ndjek kete ceshtje, duke dezinformuar publikun e duke krijuar konflikte te panevojshme.

Po ashtu eshte pak per te ardhur keq menyra si e paraqet Respublica lajmin, a thua se vertet pronaret e ketij pallati jane aq budallenj, apo aq te guximshem, sa te ndertojne nje kulle 16-kateshe pa leje ne qender te Tiranes. Respublica, aq te veshtire e keni te beni pak "research" e te sillni fakter per lexuesit tuaj ne vend te pikepyetjeve...

Pastaj akoma me kete lajmin e

Pastaj akoma me kete lajmin e Kadarese dhe ankeses se tij? Pse bota rreth Kadarese rrotullohet?

Po mor po. Pallati filloi

Po mor po. Pallati filloi kur ishte Berisha ! Nese ishte leja e Edi Rames, do te ishte folur si per pallatin e Lindes. Por ishte Republika Banana e Berishes. Asnji kokerr dokumenti, asnji, asnji....

Keta ia filluan avazit te

Keta ia filluan avazit te vjeter te grindjeve si gjelat. Te vetmit qe humbin ne kete mes jane pronaret e tokes dhe qytetaret e Tiranes qe, ne rast shembje te pallatit, do t'i takoje te paguajne gjoben e vene Bashkise se Tiranes nga Gjykata e Strasburgut.

Sa per dijeni, dokumentacionet i kane dhe leja per ndertim ju dha pas nje marreveshje me qellim qe Bashkia te evitonte gjoben e larte te vene nga gjykata e Strasburgut e.

Interesante logjika e Rames, i ben reklame nje pallati qe i ngjan Moma-s edhe pse uzurpoi nje sit antik te Tiranes , por ngrihet kunder ketij per hater te Ismail Kadarese dhe Vladimir Kostes.

Kushedi si do te kishin shkuar punet nese pronare te truallit do te kishin qene Ismail Kadareja apo ndonje nga miqte e Rames.

Meqe ra fjala per Ismailin, a ka per ta hequr Rama nga puna vajzen e Ismailit ne Paris apo Ismaili eshte mesuar te haje me dy luge dhe nuk perben problem.

Add new comment