Shifrat e degjenerimit të financave publike qershor-gusht 2013

Postuar në 09 Tetor, 2013 03:13

Të dhënat e mbledhjes skandaloze të taksave të Shtetit janë në letra dhe kërkojnë fajtorët. Muajt e "qeverisjes kujdestare", nga qershori në gusht mungesa e shtetit ka degjeneruar financat publike.

Për shembull, taksa baze e Shtetit, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Kjo taksë rezulton në maj 2013 me minus 3 për qind, nga plani. Ndërkohë që në prill 2013 ishte plus 5 për qind. Në qershor bie pikiatë me 16.7 për qind më pak. Pikiata vazhdon në korrik me 19.1 përqind dhe në gusht 2013 me 22 përqind. Kur dihet se nga kjo taksë mblidhen afro 600 650 milionë dollarë në vit, rënia me rreth 20 përqind në një të katërtën e shumës është rreth 3 milionë dollarë. Rënie drastike ka dhe në mbledhjen e tatimit mbi fitimin, akcizat, tatimin mbi të ardhurat personale dhe në lojrat e fatit. Po ta mbledhim shumën negative të të ardhurave të munguara për sistemin tatimor, del rreth 17 milionë dollarë.

Nëse i shtojmë edhe borxhin tatimor (taksat e papaguara në afat nga bizneset) të rritur ekstremisht për këto tre muaj me afro 28 milionë dollarë, arrijmë në shifrën 45 milionë dollarë para të munguara vetëm nga tatimet. Mosrealizimet në dogana dhe borxhi po ashtu i tejfryrë doganor për këto muaj arrijnë në 35 milionë dollarë. Ose 70 milionë dollarë humbje gjithsej nga sistemi ynë fiskal gjate ketyre 3 muajve. E.Shehu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.