Ikonat shqiptare në BBC e NYT (dhe një nga të arrestuarit që dilte shpesh në media)

Postuar në 09 Tetor, 2013 17:35

Është një nga aksionet që ka krijuar më shumë bujë në media. Policia thotë se ka arritur që të kthejë pranë shtetit mbi 1200 vepra arti, mes tyre 229 ikona kishtare, 4 piktura murale, 522 piktura bronzi dhe 322 objekte të ndryshme. Në pranga kanë përfunduar Arben Spaho dhe Gjergji Thimo.

Por Thimo nuk është një personazh i panjohur për publikun. Mediat kanë realizuar me dhjetëra shkrime e kronika për këtë njeri. Ai lavdërohej për koleksionin e tij gjigand me ikona dhe objekte të tjera me vlerë. Madje deklaronte se i kishte rezistuar ofertave që i ishin bërë nga Greqia për të transferuar atje muzeun e tij.

Televizioni ABC News kishte përgatitur një kronikë speciale për të si koleksionist, kurse TV Klan shkruante në një lajm që një ikonë e rrallë e Onufrit, pjesë e koleksionit të Thimos, do restaurohet në Luvër. Kurse Mapo shkruante se ikonat e Thimos janë në gjendje të mjerueshme, ndaj ai kërkon që të ngrihet një muze ikonografik.

 “Në katin e dytë të një ndërtese në rrugën “Don Bosko” qëndrojnë bashkë në një shtëpi me qira mjeshtrit e mëdhenj të ikonografisë shqiptare, si Onufri, Kostandin Shpataraku, David Selenicasi, vëllezërit Zografi, Çetirët, e shumë autorë anonimë. Ata janë vendosur njëri mbi tjetrin në një dhomë të vogël jo më shumë se 5×6 metra katrorë. Prej disa viteve 150 ikona të koleksionistit Gjergji Thimo qëndrojnë në këto kushte, në pritje të ngritjes së të parit Muze privat të ikonografisë shqiptare,” shkruante Mapo.

Ndërkohë lajmi i ikonave shqiptare ka bërë bujë edhe në mediat e huaja:

http://www.bbc.co.uk/news/world-europe-24468977

http://www.nytimes.com/aponline/2013/10/09/world/europe/ap-e...

a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.