Diçka tjetër për fituesen e Nobelit të djeshëm, Alice Munro: Në krijimtarinë e saj ka edhe një tregim të bukur me motive shqiptare

Postuar në 11 Tetor, 2013 01:14

Veç të tjerash, autorja kandaze Alice Munro, që fitoi dje çmimin Nobel 2013 në letërsi, është autore e tregimit "Virgjëresha shqiptare" ku shkruan për historinë e një vajze malësie, e cila kishte zgjedhur të jetonte si burrë, në veri të Shqipërisë. Munro e kishte marrë motivin prej një tregimi të Edith Durham, të cilin e gjeti fare rastësisht në një bibliotekë.  Tregimi është përkthyer dhe në shqip nga përkthyesi Pirro Dollani.  Shkrimtarja Alice Munro ka merituar të gjithë trofetë e mundshëm letrarë. Vepra e saj përshkohet nga ashpërsia e jetë, ndjesitë e pështjellimit dhe të  kaosit në jetën qytetare, një përkohësi në marrëdhëniet burrë-grua, veçanërisht në martesë. Personazhet e saj janë shpesh nën frikën e anktheve. Parakalimi i herë pas hershëm i personave të gjymtuar që shfaqet në shumë nga këto tregime, duket si metaforë e gjymtimit mendor që ka infektuar kohën tonë.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.