Zhvillimi i teknologjisë, vendi ynë renditet i fundit në Europë! Ja kjo është “Shqipëria dixhitale” e Berishës?!...

Shqipëria është vendi i 80-të në botë për zhvillimin dhe përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Raporti i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, ITU, e lë Shqipërinë në të njëjtin pozicion me një vit më parë, megjithëse indeksi IDI, që mat zhvillimin e teknologjive, është përmirësuar. Ky indeks përbëhet nga tre nënindekse, që përfshijnë aksesin, përdorimin dhe aftësitë e një vendi në përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Indeksi i Shqipërisë është ngjitur në nivelin 4.11, nga 3.8 që ka qënë vitin e kaluar. Për të kuptuar domethënien krahasuese të vlerës së indeksit IDI, mund të themi se vendi që renditet i pari në botë, Koreja e Jugut, e ka indeksin IDI, 8.51, ose mbi dy herë më të lartë se Shqipëria. Me nivelin 4.11, Shqipëria ndodhet gjithashtu më poshtë se mesatarja e thjeshtë globale, që është 4.35. Megjithë përpjekjet e shumta në vitet e fundit, Shqipëria ngelet në fakt vendi i fundit në Europë për sa i takon zhvillimit të teknologjive të komunikimit dhe Informacionit. Ndërsa, pozicionimin më të mirë e kemi në nënindeksin e aftësive të njerëzve për përdorimin e teknologjive, ku renditemi në vendin e 57 në botë dhe lëmë prapa disa prej vendeve me stad të përafërt të zhvillimit ekonomik, si Maqedonia, Bosnja apo Moldavia. Kjo tregon se shqiptarët kanë dhunti dhe aftësi të mira në përdorimin e teknologjive, por problemi qëndron kryesisht te aksesi i kufizuar në to.
Zh.
Comments
O Muco, si i behet nqs

O Muco, si i behet nqs faktori kryesor per ngeljen prapa te fushes te telekomunikacioneve quhet Ilir Meta dhe Arben Ahmetaj?

Sepse keta jane dy grabitesit e medhenj te telefonise dixhitale dhe keta kane bere, nepermjet Piro Xhixhos, per vite rrjesht, bllokimin e mundesise qe telefonia VOIP te eci edhe ne Shqiperi. Keta u kane dhene mundesine Albetelecom, Eagel, Vodafone e AMC qe te mos pranojne thirje voip per terminimin nga jashte nga operatore te tjere shqiptare. Cka do te ishte e vetmja mundesi per te ulur koston. Demi qe u behet shqiptareve llogaritet ne dhjetera miliona euro.

Dhe me e tmershmja eshtekur mendon qe ky lek iken jashte...

Per ata qe do te bejne sikur nuk kuptojne po u shtoj qe jo vetem eshte keshtu si po e tregoj ketu, por qe kjo loje vazhdon qe nga viti 2003-2004. Ishte koha e rrjepjes se Albtelecom. Dhe qe shkaku kryesor per vonesen e shitjes tek turqit sepse duhej rrjep akoma. Arben Ahmetaj e rripte me Hermes-in me OK-in e AKEP-it qe udhehiqej gjithmone nga LSI (akoma e pakrijuar). Ishte edhe koha e fryrjes se vleres se Albania Online perpara se t'ia rrasnin slloveneve. Dhe prape ketu hyn ne loje Ahmetaj. Dhe te mendosh qe keto dite sllovenet ia kthyen PRIMO-n prape pales sqhiptare qe jua shiti. Ne emer te investimeve te mira te te huajve ne Shqiperi...

Zoti gazetar i Much Nanos, ke ndonje gje per te shtuar me?

Add new comment