Imami i Laprakës: "xhamia nuk bëhet për tekat e jobesimtarëve, politikanëve apo një kaste opinionistësh..."

"Paradoksi në vendin tonë është se për xhaminë më shumë po flasin jobesimtarët se sa besimtarët. Veç asaj, ky objekt kulti nuk bëhet për t'u plotësuar tekat jobesimtarëve, politikanëve apo një kaste opinionistësh. Xhamia si tempull nuk mund të krahasohet apo të hiqet paralele me pemë apo fije bari, me gjithë respektin që kemi për të pasur gjelbërim. Njeriu ka më shumë nevojë për besim te Zoti se sa për gjelbërim."
Kështu e fillon intervistën për GSH imami i xhamisë së Laprakës, z. Neki Kaloshi, një intervistë që gazeta e titullon "Imamët: 'Lufta' ndaj xhamisë, faji i KMSH" (edhe pse është vetëm 1 imam i intervistuar.) Ndoshta Imami e përjashton mundësinë që ky qytet mund të ketë dhe shumë jo-besimtarë dhe të blertë,me të drejta të barabarta qytetare me besimtarët praktikantë.
Pasi i bën thirrje KMSh që të mos ia lërë në dorë qeverive të rradhës zgjidhjen e xhamisë, Imami e mbyll intervistën duke sulmuar "kastën e analistëve" që po bëhen "më të famshëm duke folur për gjëra që nuk i dinë":
"Padyshim që i ka prekur, dhe shumë madje. Ne si besimtarë, shprehim indinjatën tonë të thellë për gjithë këtë debat që po zhvillohet për ndërtimin e xhamisë, qoftë nga politikanë, qoftë dhe nga një kastë analistësh, të cilët kanë marrë përsipër të flasin për gjëra që dinë dhe nuk dinë. Madje tani janë bërë më të famshëm, duke folur për gjëra që nuk i dinë."
k.c.
E plotë:
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/imamet--lufta--ndaj-xham...
Comments
ore hoxhe efendi , Tiranen
<p> ore hoxhe efendi , Tiranen nuk ta ka lene ty as yt ate as pejgamberi,Tirana eshte e te gjithe qytetareve dhe e duam te bukur,e duam Tirane jo Teheran e as Stamboll, merr vesh zotrote..</p>
O re imam a e di që jetojmë
<p>O re imam a e di që jetojmë në Shqipëri dhe jo në Salistan rënjët tona janë të krishtera boll të <mira>na keni sjellë dhe sa për xhaminë shkoni dhe ndërtoheni në Turqi ,Egjypt </p>
Add new comment