Maqedonia nuk i “harron” të vetët, Shqipëria e ka harruar prej kohësh Manastirin!

Postuar në 12 Tetor, 2013 08:39

Deklarata e presidentit Ivanov me minoritetin maqedonas në Pogradec se Maqedonia së shpejti do të hapë konsullatën e saj në qytetin e Korçës.  Madje, autoritetet e Maqedonisë kanë hapur një konsullatë formale me konsull nderi edhe në qytetin e Durrësit, ku po vazhdojnë aktivitete intensive.

Nga ana tjetër, shqiptarët e maqedonisë kanë disa vjet që kërkojnë hapjen e një konsullate shqiptare në Manastir, dhe Qeveria e Presidenti i Shqipërisë kanë heshtur ndaj kësaj kërkese. Shoqata “Kongresi i Bashkimit” në bashkëpunim me agjencinë e lajmeve INA nga Shkupi i drejtuan një kërkesë zyrtare Qeverisë së kaluar shqiptare dhe ish-presidentit Bamir Topi për nevojën e hapjes së konsullatës shqiptare në vatrën e njohur të historisë së alfabetit shqip. Ish-presidenti Topi përmes një përgjigje zyrtare theksoi mbështetjen për hapjen e kësaj konsullate, ndërsa nga Qeveria shqiptare pasoi arsyetimi për mungesë fondesh për hapjen e konsullatës në Manastir!!

Madje, pakicat maqedonase janë ankuar përmes subjektit politik “Aleanca Maqedonia për Integrime Evropiane” edhe për ekzistencën e konsullatës greke në Korçë, që sipas tyre, punon për asimilimin e vllehëve, shqiptarëve, romëve, por edhe maqedonasve, njofton INA.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.