Rama i shkruan letër, Basha ia kthen në konferencë shtypi. Konsensusi duket larg.

Pozita dhe opozita në emër “të interesave të vendit” bëjnë sikur duan konsensus, por nuk knaë ndër mend të arrijnë konsensus. Kjo përshtypje të vjen pas letër-shkëmbimit dhe konferencë-shkëmbimit të mesazheve.
Kryeministri Rama i ka dërguar krerëve të opozitës një letër që kërkonte konsesus (jo konsesnus votash, deklaroi më tej dhe ministria Harito) për Statusin e Nëpunësit Civil:
“....ta bëjnë të zbatueshëm ligjin në fjalë që jo vetëm sipas nesh, por edhe sipas asistencës teknike evropiane, është i pazbatueshëm në mungesë të akteve nënligjore të domosdoshme. Ne kemi zgjedhur rrugën e aktit normativ, si atë më të përshtatshmen. Nga e zgjidh më mirë problemin e krijuar nga mungesa e akteve nënligjore ana Juaj, s’kemi arritur të dëgjojmë ende asnjë alternativë tjetër që, por jemi të hapur t’Ju dëgjojmë deri në fund për një zgjidhje përtej konsensusit kushtetues...”
Basha i është përgjigjur në konferencë shtypi, duke thënë se:
“...kërkohet konsensus për të prishu konsensusin e arritur më herët, e papranueshme. Ka ndodhur një akt i rëndë dhe i paprecedentë, është arritur konsensusi dhe katër orë para se të hynte në fuqi ligji, është anuluar në mënyrën më arbitrare. Përgjigja e vetme e opozitës së unifikuar është: tërhiq aktin normativ dhe opozita është, ka qenë dhe do të jetë e gatshme të dialogojë për interesat e vendit...”
k.c.
Add new comment