Venizellos vjen pasnesër, Fletorja Zyrtare boton rezolutën (e vonuar) çame...

Postuar në 12 Tetor, 2013 12:33

Të mësuar që qeveria e mëparë "i fshihte" vendimet duke mos i botuar në Fletoren Zyrtare, tingëllon e çuditshme fraza: "Rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame është botuar në Fletoren Zyrtare."

Jo më larg se pranvera e këtij viti, miratimi i rezolutës u shoqërua me debate në Kuvend për shkak se ky akt nuk ishte dërguar në Fletoren Zyrtare.
Në Rezolutë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, duke vlerësuar nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ndërmjet vendit tonë dhe Greqisë, si dhe duke konsideruar Konventën Europiane dhe Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, si detyrimisht të zbatueshme nga të dy vendet vlerëson se “është koha që çështja e të drejtave të shtetasve shqiptarë me origjinë çame të rimerret në shqyrtim nga të dyja palët”, sipas TCH.
Në këtë kontekst, Rezoluta kërkon që qeveria e Republikës së Shqipërisë të shtojë më tej përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së pronave dhe pasurive të tjera të patjetërsueshme të popullsisë çame, në përputhje me dokumentet e njohura ndërkombëtare.
Gjithashtu, thuhet në Rezolutë, se gjetja e një zgjidhjeje të shpejtë në aspektin teknik dhe juridik mes qeverive të dy vendeve për çështjen e sekuestros konservative të vendosur si rrjedhojë e Ligjit të Luftës të vitit 1940 mbi pasuritë e popullsisë çame si dhe ngrirjen e ligjit numër 2664 të 3 dhjetorit 1998, do të përbënin një kontribut shumë të rëndësishëm për kapërcimin e problemeve të krijuara prej tyre.

E gjtihë kjo, 1 ditë para ardhjes së zv/Kryeministrit grek Venizellos.

k.c.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

<p>Ore Koloreto, do ta mbledhesh mendjen ti me lajme qe i sajon si te do (deleted) apo ke ndermend ta qelbesh fare respubliken?!</p><p>Kjo plehra qe quhani ju rezolute, eshte botuar ne 20 qershor ne fletoren zyrtare. Sot ka dale çami Idriz dhe ka thene qe eshte botuar. Perse e beri kete katere muaj me vone dhe ne prag te vizites te Venizellosit, kjo eshte e kuptueshme, sepse Ami Idriz eshte thjesht nje provokator dhe kaq.&nbsp;</p><p>Lajmin e jep te sakte Shqiptarja, ndaj ti prit te te dale pija para se te shkruash akoma ndonje xhevahir tjeter.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.