Ndoka: [drejtorët e rinj] “kanë në dorë mosfunksionimin e shtetit...” dhe shton diçka për një kafe me Berishën

Nard Ndoka, kreu i PDK ka dhënë sot një intervistë për Shqiptarja.com. përtej ngulmimit të gazetares, z. Ndoka i është shmangur pyetjeve mbi kalimin me maxhorancën apo nëse është më mirë të bashkohesh me PS a me LSI.
z. Ndoka flet për drejtorët e rinj të emëruar nga Rama, që “kanë në dorë mosfunksionimin e shtetit”:
“Këta drejtues me punën e tyre kanë në dorë mosfunksionimin e shtetit nëpërmjet buxhetit të tij, aty marrin jetë të gjitha shërbimet ndaj qytetarve, ato drejtues dhe institucionet e tyre paguajnë edhe vetë kryeministrin për punën e tij.Unë uroj të parën, por jam shumë skeptik, se mund të ndodhë mrekullia rilindase nga personazhe që nuk kanë “lindur” akoma”, thotë Ndoka.
Pjesa më interesante e intervistës është shpjegimi i marrëdhënieve me ish-kreun dhe kreun aktual të PD:
“Marrëdhëniet me Bashën sot janë marrëdhënie korrekte institucionale, që unë i vlerësoj dhe i respektoj, të cilat janë një garanci për vazhdimësinë e bashkëpunimit politik midis PD-së dhe PDK-së edhe në të ardhmen. Me z. Berisha nuk jam takuar dhe nuk kam patur kontakte, përveç takimeve në kuvend. Por mendoj ta takoj së shpejti për të pirë një kafe miqësore dhe për të biseduar mbi situatën politike. Unë i vlerësoj dhe i respektoj me shumë personazhet politike kur janë në opozitë se në qeveri”, ishte përgjigja e Ndokës.
k.c.
e plotë:
http://www.shqiptarja.com/home/1/intervista--ndoka-em-rimet-e-majta-si-mazhoranca-q--iku-182043.html
Comments
ik mor debil.e mbarove
<p>ik mor debil.e mbarove shkollen e mesme?</p>
Add new comment