Mero Baze thotë që i beson Saimirit, por më shumë ligjit

Dy aksione masive të urdhëruara nga Ministri i Brendshëm, njëri për bllokimin e ndërtimeve pa leje dhe tjetri për bllokimin e lojërave të fatit, kanë ngjallur debate te forta ne publik. Mero Baze mendon se e vetmja gjë e paqortueshme në këto aksione është aftësia e ministrit të ri për të vënë në lëvizje Policinë e Shtetit, por përtej kësaj aftësie, ministri, dhe sidomos kryeministri, duhet të ulen të ndryshojnë ligjin për Policinë e Shtetit dhe funksionet e reja të saj.
Shkruan Baze: "Koncepti i Edi Ramës për të pasur një polici të vetme, është efikas dhe ndoshta do t’i shkonte shumë modeli i një xhandarmërie kombëtare. Bashkimi i funksioneve të Policisë Pyjore, të Ndërtimit, të Elektrikut apo zjarrfikësve, do ta bënte më autoritare Policinë e Shtetit dhe më të vëmendshëm qytetarin ndaj rolit të saj. Siç e pohojnë vetë burimet policore, gjatë operacionit të fundit të policisë për lojërat e fatit, disa oficerë të lartë policie janë përgjuar që kanë raportuar pranë bosëve të lojërave të fatit sikur të ishin të punësuarit e tyre. Shumë lokale lojërash fati janë gjetur mbyllur dhe janë pikërisht ata që nuk kanë leje, të cilët i kanë shpëtuar bllokimit. Kjo tregon se policia është e inkriminuar në mjedisin e korruptuar shqiptar dhe duhen reforma të thella. Por kjo reformë duhet bërë së pari me ndryshimin e ligjit. Dy testet e mëdha të Tahirit janë të suksesshme sa i përket organizimit, por janë në kufijtë e paligjshmërisë" a.n.
http://www.gazetatema.net/web/2013/10/15/i-besoj-saimirit-po...
Add new comment