Fjala e ekspertëve të ekonomisë: Pensioni suplementar, “kontribut për vete dhe jo solidaritet”

Postuar në 16 Tetor, 2013 07:14

Në një shkrim të botuar sot (dt.16.10.2013) në gazeta Dita, Prof. Asoc.Dr. Hysen Binjaku trajton probleme të të kontributeve për pensione. “Pensioni suplementar është një skemë që, në kushtet kur pensioni i pleqërisë është i pamjaftueshëm, t’u mundësojë disa kategorive punonjësish; që, duke kontribuar direkt nga paga e tyre gjatë viteve të punës, të mund të përfitojnë diçka më tepër se sa pensioni që përfitojnë nga skema  e përgjithshme e pensioneve, shkruan Binjaku. Duke qënë i tillë, vazhdon ai, ai duhet të jetë sa më i drejtë, në kuptimin që të gjithëve duhet t’u jepet mundësia që të marin mbrapsht në përpjestim të drejtë me sasinë që kanë kontribuar. Në kontributin për pensionet suplementare, mendoj unë,  nuk mund të zbatohet as parimi i “taksës së sheshtë” dhe as parimi i “taksës progressive”, të cilat zbatohen tek taksimi mbi të ardhurat personale. Unë mendoj se kjo skemë ka si parim: kontribut për vete dhe jo kontribut për solidaritet. E them këtë pasi numri i kontributorëve (dhe përfituesëve njëkohësisht)  në këtë skemë, është mjaft i kufizuar  krahasuar me numrin e përgjithshëm të atyre që marin pension pleqërie , thotë autori në shkrim.

Le të bëjmë raportin e masës së pensionit suplementar me masën e kontributit për grupe të ndryshme (sipas ligjit përkatës), shkruan Binjaku, duke tërhequr vëmendjen se llogaritjet e mëposhtme janë bërë duke patur parasysh pagat referuese, duke marë një mesatare  për vitet e kontributeve (ato ndryshojnë nga viti në vit), duke menduar se vitet e kontributit janë mbi 10 (dhjetë) dhe në llogaritje merret pozicioni më i lartë i vendit të punës.

 Kemi:

Grupi A.1. ( Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Ministrat dhe të barazuar me ta) 

Koefiçenti  = Pension suplementar mujor / Kontribut mujor = 132000 / 8800 = 15

Grupi A.2. (Deputetët dhe të barazuar me ta)

Koefiçenti  = Pension suplementar mujor / Kontribut mujor = 90000 / 7200 = 12.5

Grupi A.3. (Zëvendësministrat dhe të barazuar me ta)

Koefiçenti  = Pension suplementar mujor / Kontribut mujor = 22500 / 4500 = 5

Grupi A.4. (Personeli drejtues, ku përfshihen drejtorët e drejtorive, përgjegjësit e sektorëve, si dhe personat e tjerë të barazuar me ta)

 Koefiçenti  = Pension suplementar mujor / Kontribut mujor = 13000 / 3000 = 4.3

Grupi A.5. (Personeli specialist  dhe personat e tjerë të barazuar me ta)

Koefiçenti  = Pension suplementar mujor / Kontribut mujor = 8800 / 1600 = 5.5

Grupi B.1. “Profesor” (dhe të barazuar me ta)  që punojnë në Institucione publike.

Koefiçenti  = Pension suplementar mujor / Kontribut mujor = 14590 / 3880 = 3.7

Grupi B.2. “Profesor” (dhe të barazuar me ta)  që punojnë në Institucione jopublike.

Koefiçenti  = Pension suplementar mujor / Kontribut mujor = 14590 / 17500 = 0.83

Grupi B.3. “Profesor i Asociuar” (dhe të barazuar me ta)  që punojnë në Institucione publike.

Koefiçenti  = Pension suplementar mujor / Kontribut mujor = 11110 / 3540 = 3.1

Grupi B.4. “Profesor i Asociuar” (dhe të barazuar me ta)  që punojnë në Institucione jopublike.

Koefiçenti  = Pension suplementar mujor / Kontribut mujor = 11110 / 14000 = 0.79

Çfarë vihet re? Ka një disporporcion të hatashëm të raportit të masës së pensionit suplementar me masën e kontributit nga njëri grup personash (kontribues dhe përfitues në këtë skemë) në grupin tjetër, thotë ndër të tjera profesori.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.