Supë patatesh në vend të luftës për pushtet

"Fotografi të bisedimeve paraprake nuk ka. Por merret vesh se cila ka qenë menyja: Supë patatesh dhe ëmbëlsirë me kumbulla - raportonte pak ditë më parë një gazetare televizive për bisedimet e ndërmjet Partisë Socialdemokrate, Unionit Kristiandemokrat CDU dhe Unionit Kristiansocial CSU në Gjermani. Pas zgjedhjeve numrat paraqesin vështirësi për krijimin e qeverisë: Diku tjetër kjo do të kishte çuar në refuzim, në Gjermani partitë kërkojnë me qetësi të plotë të përbashkëtat e tyre. Nga vjen kjo dëshirë për kompromis? Deutsche Welle merret me këtë temë dhe shkruan;
"...Zakonisht pas zgjedhjeve në Itali apo Greqi zakonisht gjithë pjesa tjetër e Evropës pret me shpresën, që të krijohet dikur një qeveri e qëndrueshme, që të mbajë më shumë se disa javë. Në Ukrainë, Rusi, apo Korenë e Jugut në parlament ndodhin madje herë pas here përleshje. Në Gjermani? Bëhen testime. Në paqe dhe qetësi të plotë. Vëzhguesit politikë supozojnë se në fund do të krijohet një koalicion të madh, një koalicion me CDU / CSU dhe Partinë Socialdemokrate, me një marrëveshje koalicioni, për të cilin secila palë mund të pohojë, se ka dominuar në pikat kryesore. Dhe opinioni publik gjerman ndjek me një ndjenjë qetësie se politikanët kanë për t'i rregulluar punët. Temat e vërteta të debateve duhet t'i kërkosh me lupë...Kush ndjek rrugën e konfrontimit politik në Gjermani, shpesh ndështohet njëkohësisht nga të dyja anët: nga mediat, që me diskordancat më të vogla flasin për "krizë" dhe "sherr". Dhe në fund edhe nga zgjedhësit, të cilëve me sa duket nuk u pëlqen aspak konflikti mes partive..." a.n.
http://www.dw.de/sup%C3%AB-patatesh-n%C3%AB-vend-t%C3%AB-luf...
Add new comment