Idrizi nuk del

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi dhe qe ka 5 mandate ne kete legjislature, ka thyer vendimin e opozitës për të bojkotuar Kuvendin sot në seancën e votimit të aktit normativ të qeverisë për “Nëpunësin Civil”. Deputetët e kësaj partie kanë qëndruar në seancë ndërkohë që pjesa e tjetër e opozitës ka braktisur punimet në shenjë proteste ndaj këtij akti të qeverisë, që sipas saj, shkatërron konsensusin e arritur më parë.
Nuk dihet akoma nëse Idrizi, një ish-deputet i PS-së, dhe deputetët e partisë së tij do të votojnë pro apo kundër këtij akti, pasi për miratimin e tij duhen 84 vota të cilat mazhoranca i ka të sajat. Para se të hidhej në votim akti normativ i qeverisë seanca nisi me replika nga dyja palët. a.n.
Detaje:
http://mapo.al/2013/10/17/pdiu-nje-hap-drejt-mazhorances-thy...
Add new comment