I dashuri xheloz arriti deri në ekstrem. E zhvesh dhe braktis partneren në një gurore
Kjo është historia e të dashurit xheloz i cili u errësua për një moment dhe arriti deri në ekstrem. E dashura e tij pasi kishte kaluar të gjithë ditën me të, në mbrëmje preferoi që të qëndronte pranë fëmijëve dhe Daniel Jones, e kishte të pamundur që ta pranonte këtë fakt.
HISTORIA E ÇIFTIT
Sophie Lazell, nëna e tre fëmijëve aktualisht 26-vjeç pasi kaloi të gjithë ditën me të dashurin e saj Daniel Jones, i kërkoi që ta shoqëronte për në shtëpinë që jetonte së bashku me nënën dhe vogëlushët, sepse ju duk e arsyeshme të rrinte pranë tyre. Sapo ishte shtrirë, Daniel (I njohur për xhelozinë e tij), i bie pafundësisht telefonit dhe Sofie i përgjigjet disa here. Më pas ajo e vë pa zhurmë në mënyrë që të pushojë e qetë, por Daniel shkon menjëherë në shtëpinë e saj. Ai trembi fëmijët dhe nënën e të dashurës, duke thyer televizior e ç’të gjente përpara, madje sapo mbërriti, pyeste duke bërtitur:”Ku është ajo ku*vë?”
Duke dashur të qetësojë gjendjen e krijuar, Sophie pranon që të plotësojë dëshirën Daniel për tu larguar nga shtëpia. E veshur me pizhamet e gjumit, ajo e shoqëron duke i thënë të vegjëlve se gjithçka do të shkojë mire edhe përse vetë ishte e tmerruar.
Për më tepër Sophie Lazell thotë në intervistën e saj:”Ai më ka tërhequr për flokësh gjatë gjithë kohës. Më pas mbërritëm në një gurore të braktisur, atje nuk kishte asnjë shtëpi apo dritë. Daniel më detyroi të zhvishem, me ofendonte se e kisha tradhëtuar, dhe me pas më lidh ne një peme me pizhamet e mia që kishte grisur. Duke vazhduar të më fyejë, largohet dhe më lë në ate vend të mjerë. Për një moment mendova se do të vdisja nga kushtet atmosferike tejet të ftohta, por mendova për fëmijët… mendova për nënën dhe arrita të zgidhja nyjet e ngatërruara që më kishin gjakosur pjesë të ndryshme të trupit. Kam vrapur përreth një ore, derisa gjej shtëpinë e një çifti të moshuar dhe telefonova policinë.”
Sophie Lazell pohon se ende nuk mund të harrojë ate që ka ndodhur, madje kjo është një traumë që ende e përndjek. Katër ore pasi Sophie denoncoi këtë rast Daniel Jones është arrestuar, dhe është dënuar me 20 muaj burg, krahas kësaj nuk i lejohet t`i afrohet Sophie për pesë vite. Për momentin kjo e fundit jeton në një shtëpi ku kujdesen persona të specializuar, dhe shprehet se vuan nga makthet gjatë mbrëmjes si dhe anoreksia.

Add new comment