Jennifer Lopez vazhdon që të jetë pozitive pavarësisht ‘mallkimit në dashuri’
Kengëtarja Jennifer Lopez në intervistën që ka dhënë për ‘People’ provon se është shembulli ideal për të gjitha femrat që kanë patur raste të përngjashme në jetë. Jennifer, aktorja që njihet për lidhjet dhe martesat e shumta të dështuara, siguron se vazhdon që të besojë në dashuri, ndonëse është një nënë beqare por kjo nuk është gjithçka.
Krijuesja e hitit ‘On The Floor’ shprehet:”E pranoj se kam vuajtur shumë, sidomos faktin që nuk kam dikë përkrahë meje. E kam thënë edhe më parë që ndihem e plotë dhe shijoj shoqërinë e partnerit që më qëndron pranë, por edhe përse nuk kam patur fat nuk do të thotë se kam kaluar ditë të tëra duke qarë dhe mëshiruar veten. Unë ende besoj se do të gjej personin e përshtatshëm për mua, madje do të bëj edhe fëmije të tjerë. Nuk mallkoj veten për cfarë më ndodh, dhe këtë nuk do ta bëj kurrë.”

Add new comment